v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-19 20:22:21    
Sekretari vullnetar i qytezės sė njohur kulturore Songzhuan

cri

dėgjoni

Pėrveē garave dhe ndeshjeve tė mrekullueshme, Lojėrat Olimpike tė Pekinit kanė ndezur edhe entuziazmin e kinezėve pėr shėrbime vullnetare. Siē mėsohet, gjatė kohės sė zhvillimit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, punojnė nė aktivitete tė ndryshme vullnetare mė se 1 milion veta. Nė emisionin e sotėm, do t'ju njohim me vullnetarin e Lojėrave Olimpike, sekretarin e Komitetit tė partisė tė qytezės Songzhuang tė distriktit Tongzhou Hu Jiebao.

Songzhuang ka qenė nė tė kaluarėn njė qytezė e vogėl nė periferi tė Pekinit. Pas vitit 1994, atje filluan tė jetojnė njė numėr i madh artistėsh dhe kjo qytezė u shndėrrua gradualisht nė njė kamp tė madh artistik bashkėkohor me pėrpjesėtimet mė tė mėdha nė Kinė - kampi i artistėve tė qytezės Songzhuang - dhe ėshtė bėrė njė qytezė e njohur kulturore nė Kinė, madje dhe nė botė. Gjatė kohės sė zhvillimit tė Lojėrave Olimpike, ky vend ka tėrhequr njė numėr tė madh turistėsh nga vende tė ndryshme tė botės. Lidhur me kėtė, sektorėt pėrkatės kanė organizuar njė numėr vullnetarėsh tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit pėr shėrbime turistike, duke i njohur turistėt me historinė dhe gjendjen e tanishme tė qytezės Songzhuang.

"Nė qytezėn Songzhuang banojnė artistė tė provincave dhe rajoneve tė ndryshme tė Kinės, prandaj kėtu mbizotėron njė atmosferė e theksuar artistike dhe ka njė forcė tė natyrshme tėrheqėse. Artistėt janė tė mendimit se kėtu ka atmosferė tė mirė pėr krijimtari, njė atmosferė tė konkurrimit tė njėqind shkollave."

Tani njė vullnetar po u tregon vizitorėve shkaqet pse njė numėr i madh artistėsh vijnė tė jetojnė kėtu. Ky vullnetar ėshtė pikėrisht sekretari i komitetit tė Partisė tė qytezės Songzhuang Hu Jiebao. Duke folur pėr arsyen e punės sė tij si vullnetar, ai tha:

"Shėrbimet pėr artistėt janė njė veprim qė e kemi vazhduar pėr shumė vjet. Ta shndėrrojmė bashkinė tonė nė njė bashki shėrbimore, prandaj, brenda sferės artistike, ne jemi shėrbyes. Gjatė Lojėrave Olimpike, mbarė populli kinez ėshtė kthyer nė njė grup tė madh vullnetarėsh, prandaj ne dėshirojmė tė japim kontributin tonė tė duhur pėr Lojėrat Olimpike. "

Si pėrgjegjės i qytezės Songzhuang, Hu Jiebao ėshtė shumė i aftė pėr tė punuar si vullnetar. Ai jo vetėm u shpjegon vizitorėve veprat dhe artin, por edhe gjendjen e zhvillimit dhe kėrkesat shpirtėrore tė fshatit tė sotėm kinez. Hu Jiebao shpreson gjithashtu qė, me anėn e shpjegimeve tė tij, tė bėjė qė vizitorė tė vendeve tė ndryshme tė botės tė njihen mė tej me qytezėn Songzhuang dhe Kinėn.

"Ne po u japim miqve tė botės shėrbime tė ndryshme, kryesisht pėrhapim artin dhe kulturėn kineze, si dhe bėjmė tė njohur gjendjen e tanishme tė Kinės, nė mėnyrė qė bota tė mėsojė qė Kina po fuqizohet dhe zhvillohet dita-ditės."

Duke folur pėr pėrfitimet e tij gjatė punės vullnetare, Hu Jiebao tha.

"Kemi organizuar shumė aktivitete interesante. Gjatė kėsaj kohe, ne kemi zhvilluar shumė aktivitete artistike qė quhen aktivitete artistike olimpike. Shumė miq tė huaj kanė ardhur pėr takim nė qytezėn Songzhuang. Presidenti i 'Citibank' erdhi te ne dhe ndoqi sė bashku me ne ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike, duke pirė me gėzim sė bashku me artistėt tanė. Ata pinė mjaft dhe i derdhėn njėri-tjetrit raki nė trup, duke u pėrqafuar me njėri-tjetrin e duke thirrur 'China! I Love You! China, Bravo!'"

Entuziazmi dhe pėrqendrimi i vėmendjes sė Hu Jiebaos nė kėtė punė vullnetare jo vetėm janė vlerėsuar lart nga vizitorėt, por edhe nga artistėt e qytezės Songzhuang. Artistja profesioniste Wang Fang ėshtė gjithashtu njė vullnetare e Lojėrave Olimpike. Duke iu pėrgjigjur pyetjes pėr ndryshimet midis vullnetarit Hu Jiebao dhe vullnetarėve tė zakonshėm si ajo, ajo tha:

"Mendimet e tyre janė njėsoj me tonat. Por ata janė vendas dhe e dinė mė mirė si tė prezantojnė qytezėn Songzhuang, sepse ata e kanė parė me sytė e tyre zhvillimin e kėsaj qyteze. Ne njohim vetėm jetėn e disa artistėve. Bashkia e qytezės Songzhuang i di mė mirė edhe planet dhe tė gjitha drejtimet e qytezės, prandaj, ata e bėjnė mė mirė se ne punėn vullnetare."

Hu Jiebao tha se, si vullnetar i Lojėrave Olimpike, ai ndien njė kėnaqėsi tė madhe, sepse kjo punė vullnetare jo vetėm u shėrben vizitorėve, por edhe prezantimit tė artistėve dhe u shėrben gjithashtu kėtyre artistėve:

"Jam shumė i kėnaqur, shėrbimet pėr artistėt janė njė punė shumė e gėzueshme." ( Zhai)