v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Tuesday    Apr 8th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-19 20:28:22    
kampioni i hedhjes së diskut që është i fatë për të imituar

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, gjatë lojërave olimpike të kaluar, kampioni ka qenë gjithmonë ylli më ndriçues. Në programin e sotëm do t'ju flas për disa ngjarje të papritura që kanë ndodhur në historinë olimpike.

Në vitin 1896, gjatë lojërave olimpike të zhvilluara në Athinë, Gareti nga Universiteti i Prinstonit u bë kampion. Por ai e fitoi këtë titull në një mënyrë krejt të paparashikuar. Para pjesëmarrjes në lojërat olimpike, Gareti nuk kishte hedhur asnjëherë diskë. Përveç artit, atij i pëlqente edhe sporti. Madje, ai admironte shumë "Njeriun që hedh diskun", e cila është vepër monumentale e epokës së Rilindjes italiane.

Kur mori vesh që do të zhvilloheshin lojërat olimpike në Athinë, Gareti dëshironte shumë të merrte pjesë në to. Miku është i mendimit se krahu i Garetit ishte shumë i fuqishëm, kështu që ishte i përshtatshëm për hedhjen e diskut. Prandaj ai u regjistrua për të marrë pjesë në këtë garë. Por në atë kohë, në Amerikë kjo disiplinë nuk ekzistonte dhe Gareti nuk dinte asgjë për të. Ai nuk kishte asnjë ide as për diskut, as për rregullat e hollësishme dhe mënyrën e zhvillimit të kësaj gare. Megjithatë Gareti i zgjuar prodhoi vetë një disk sipas parametrave të monumentit të Myronit dhe të diskut në të. Ai imitoi pozicionin e veprës "Njeriu që hedh diskun", bëri disa prova në shtëpi dhe menjëherë shkoi në Athinë.

Por para garës ai vuri re fatkeqësisht se disku që përdorej aty ishte më i lehtë dhe më i vogël në krahasim me atë që kishte përdorur ai gjatë stërvitjes në shtëpi. Gjatë garës, Gareti fitoi pa vështirësi titullin e kampionit me rezultatin 59.15 metra. Trajnerët dhe sportistët e tjerë u hutuan, se nuk e kuptuan si arriti ta bënte këtë. Ndërsa spekatorët i dhanë duartrokitje të nxehta këtij atleti amerikan. Pastaj, Gareti zuri vendin e parë edhe në garën e hedhjes së gjyles.

Në historinë e hedhjes së diskut në Lojërat Olimpike ka pasur edhe një rast të një atleti që mund të quhet i pafat. Në vitin 1928, u zhvilluan në Amsterdam Lojërat e 9-ta Olimpike. Në garën e hedhjes së diskut në to, atleti francez Noel e hodhi diskun mbi 50 metra larg. Ky rezultat kishte shumë gjasa që të shënonte rekord të ri botëror dhe t'i siguronte Noelit marrjen e medaljes së artë. Por, pikërisht në këtë kohë, në garën e kërcimit me shkop, e cila zhvillohej afër vendit ku zhvillohej edhe gara e hedhjes së diskut, amerikani Miller vendosi rekordin e ri olimpik me rezultatin 4.135 metra. Gjyqtarëve, që u tërhoqën vëmendjen brohoritjet e spekatorëve nuk e panë qartë vendin e rënies së diskut, si pasojë, Noeli u detyrua që ta histe edhe një herë diskun. Këtë herë, ai e hodhi vetëm 47.74 metra dhe humbi titullin kampion.

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040