v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-18 21:13:53    
Lang Ping: Pjesėmarrja nė Olimpiadėn e Pekinit si kthimi nė shtėpi

cri

dėgjoni

Ish-sulmuesja kryesore e skuadrės kineze tė volejbollit pėr femra Lang Ping, qė tė gjithė e quanin "ēekani i hekurt", ka mbi 20 vjet qė ėshtė larguar nga skuadra kombėtare kineze. Nė vitet '80 tė shekullit tė kaluar ajo dhe anėtaret e tjera tė skuadrės kineze tė volejbollit pėr femra, fituan tri herė me radhė titullin kampion nė kampionatet botėrore tė volejbollit. Pas largimit tė saj nga skuadra kineze e volejbollit pėr femra, ajo punoi si trajnere e kėsaj skuadre, e skuadrės sė volejbollisteve tė Klubit Italian. Kurse tani ajo si trajnere e pėrgjithshme, nė krye tė skuadrės amerikane tė volejbollit pėr femra, erdhi nė Pekin pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike. Si e trajton ajo jetėn e saj si trajnere e pėrgjithshme jashtė vendit dhe kėtė turne olimpik nė Pekin?

Lang Ping, si mbi 20 vjet mė parė, duket ende e hapur dhe e drejtė. Megjithėse ka punuar pėr njė kohė tė gjatė jashtė vendit si trajnere, ajo ngul kėmbė tė kthehet ēdo vit nė atdhe pėr tė parė pamjen e atdheut dhe tė afėrmit e saj. Kėsaj here erdhi pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, ajo tha se ndihet njėlloj sikur ėshtė kthyer nė shtėpi.

"Kėsaj here Lojėrat Olimpike janė tė veēanta pėr mua, por nuk ndihem aq e tensionuar, njėlloj sikur jam kthyer nė shtėpi."

Ka tre vjet qė Lang Ping punon si trajnere e pėrgjithshme e skuadrės amerikane tė volejbollit pėr femra. Duke kujtuar ditėt e para tė punės si trajnere e kėsaj skuadre, Lang Ping tha:

"Pėr mua, kjo punė ėshtė njė sfidė, sepse sistemi i skuadrės kombėtare amerikane ėshtė krejt ndryshe nga ai i Kinės. Gjatė gjithė sezonit tė ndeshjeve, ndodhnin shumė shumė hallka tė punės, qė ndryshonin nga ato tė Kinės. Atėherė unė duhet t'i pranoja, t'i mirėkuptoja dhe t'i rregulloja nė mėnyrė racionale. Unė nuk duhet ta drejtoja skuadrėn amerikane me mėnyrat e drejtimit tė skuadrės kineze. Shumė aspekte, si cilėsitė trupore tė volejbollisteve amerikane, duke pėrfshirė edhe kuptimin e tyre ndaj volejbollit, janė ndryshe. Unė duhet tė kėrkoja njė mėnyrė tė pėrshtatshme stėrvitjeje pėr skuadrėn amerikane."

Me pėrvojėn e saj tė pasur tė ndeshjeve dhe tė drejtimit tė skuadrave tė volejbollit pėr femra, Lang Ping shumė shpejt u pėrshtat me sistemin e stėrvitjes sportive tė SHBA-sė dhe gjatė kontakteve tė herėpashershme me anėtaret e skuadrės, ka mėsuar edhe shumė gjėra prej tyre. Ajo tha:

"Unė ndiej se gjatė drejtimit tė skuadrės amerikane kam mėsuar shumė gjėra. Para kėsaj, gjatė 6 vjetėve si trajnere nė Itali, prapė mėsova shumė gjėra tė dobishme. Si trajnere duhet tė di se tė gjitha anėtaret e skuadrės vijnė nga sfonde tė ndryshme, me kulturė tė ndryshme dhe e kuptojnė ndryshe volejbollin. Duhet tė njoh mendimet e tyre dhe t'i respektoj kėto mendime."

Dhe kėshtu Lang Ping ėshtė pranuar shumė shpejt nga volejbollistet, tė cilat e quajnė me dashamirėsi "Xheni". Me shtimin tė moshės, Lang Ping tha hapur se edhe stili i saj i punės si trajnere sikur po ndryshon, i toleron mė shumė volejbollistet. Volejbollistja veterane amerikane Dannielle Skott, qė ka marrė pjesė nė tre edicione tė Lojėrave Olimpike, ėshtė e mendimit se Lang Ping ėshtė njė trajnere me nivel tė lartė.

Ajo tha: "Xheni ėshtė njė trajnere shumė e mirė, qė ka njohuri tė gjera. Ajo ka qenė sportiste, prandaj e kupton shumė mirė esencėn e volejbollit, di ta zhvillojė stėrvitjen sipas veēorive tė ēdo njeriu, di t'i drejtojė anėtaret e skuadrės qė nė ēfarė kohe tė jenė nė gjendje intensive dhe nė ēfarė kohe tė jenė nė gjendje tė lirshme. Unė mendoj se ajo ka punuar shumė mirė nė rregullimin e gjendjes sė gjithė ekipit tonė."

Lang Ping ka marrė pjesė shumė herė nė Lojėrat Olimpike, por kėsaj here merr pjesė nė Lojėrat Olimpike qė organizohen nė atdheun e saj, ka parė shumė fytyra tė njohura, ndien njė pėrzemėrsi. Me fjalėt e saj qė thotė "gėzimi i Lojėrave Olimpike".

Ajo tha kėshtu: "Nė disa olimpiada tė kaluara, unė kam ndier presion tė madh, kisha dėshirė tė kryeja patjetėr detyrėn nė njė nivel tė lartė. Ndoshta kanė kaluar 12 vjet, jam pjekur, kam kuptuar se si ta pėrballoj presionin, di tė gėzoj Lojėrat Olimpike, ta gėzoj mė shumė zhvillimin e tyre."( Drita-Daming )