v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-18 20:52:33    
Nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit nuk ka tė dėshtuar

cri




Nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, ku marrin pjesė mbi 10 mijė sportistė e sportiste nga 204 vende e rajone tė mbarė botės, do tė fitohen vetėm 303 medalje tė arta. Kjo do tė thotė se pjesa mė e madhe e sportistėve nuk mund tė fitojnė "medalje prej nefriti tė mbėshtjellė me flori". Por ata janė gjithnjė me fytyra tė qeshura, sepse fryma e lėvizjes olimpike qėndron nė "pjesėmarrjen e tyre". Nė fakt, nė skenėn e Olimpiadės nuk do tė ketė kurrė tė dėshtuar, sepse medalja i pėrket ēdo sportisti. Mė poshtė do tė dėgjoni reportazhin nga Wang Lei.

Kjo kėngė qė po dėgjoni titullohet: "Unė dhe ti", ajo oshtiu nė ceremoninė e hapjes sė Olimpiadės sė Pekinit. Me thirrjen e frymės olimpike janė mbledhur nė Pekin njerėz tė ardhur nga vendet e ndryshme, nga kombet e ndryshme e me kulturė tė ndryshme.

Thelbi olimpik "Mė e rėndėsishmja ėshtė pjesėmarrja", u paraqit nga "ati i Olimpiadės Moderne" Pierre De Koubertin. Fitues tė titullit kampion nė olimpiadė janė vetėm njė pakicė sportistėsh, por mė shumė sportistė do tė gėzojnė plotėsisht harenė e sjellė nga lojėrat sportive dhe nga olimpiada. Hale Wendy ėshtė njė nga tre sportistėt pjesėmarrės tė delegacionit tė Ishujve Solomon, ajo mori pjesė nė garėn e peshėngritjes 58 kilogramė pėr femra. Kėsaj here ajo zuri vendin e fundit, por korrespondentėt tanė nuk panė asnjė fije keqardhjeje nė fytyrėn e saj. Hale Wendy tha:

"Unė krenohem qė erdha nė Pekin, krenohem gjithashtu qė kam njė turne tė tillė tė Olimpiadės. Kjo ėshtė Olimpiada e parė pėr mua. Isha mjaft e presionuar, por gėzohem qė pata mundėsi tė konkurroj me peshėngritėset mė tė mira tė botės. Njėkohėsisht krenohem qė jam e vetmja peshėngritėse pjesėmarrėse nga Ishujt Solomon."

William Kress, sportisti nga Ishujt Marshall, mori pjesė nė garėn e vrapimit 100 metra pėr meshkuj tė Olimpiadės sė Pekinit. Me rezultatin e tij prej 11.18 sekondash ai nuk mundi tė merrte pjesė nė garat e raundit tė dytė. Por atij nuk i shkonte ndėr mend se nė raundin e parė tė garės do tė pėrfshihej nė tė njėjtin grup me vrapuesin e njohur xhamajkan Asafa Powell. Pėr Kressin nuk ishin tė rėndėsishėm rezultati apo klasifikimi, por e rėndėsishme ėshtė se ai siguroi rastin e konkurrimit nė terren me sportistėt e famshėm tė botės, prandaj ai ndihet mjaft i lumtur.

Ai tha: "Unė jam vrapuesi mė i shpejtė nė Ishujt Marshall, prandaj fitova mundėsinė tė marr pjesė nė Lojėrat Olimpike. Shpresoj se herėn tjetėr do tė vrapoj mė shpejt. Unė jam shumė i gėzuar, mund t'u tregoj gruas, fėmijėve dhe miqve tė mi se kam vrapuar sė bashku me atletin mė tė shpejtė tė botės. Pastaj do tė shikoj garėn 800 metra pėr meshkuj, qė t'u jap forcė sportistėve tė vendit tim."

Lihtenshtejni ėshtė njė vend i vogėl me njė sipėrfaqe prej vetėm 160 kilometrash katrorė, por ka traditė tė lashtė sportive, tha Alex Hermann, kryetar i delegacionit tė kėtij vendi nė Olimpiandėn e Pekinit. Kėsaj here Lihtenshtejni ka vetėm dy sportistė nė kėtė edicion, por ata janė tė guximshėm pėr tė arritur nivelin e tyre mė tė mirė. Hermann-i u shpreh:

"Ne kemi tradita shumė tė mira sportive, sidomos nė lojėrat dimėrore. Nė vitin 1936 ne morėm pjesė nė Lojėrat e 11-ta verore Olimpike dhe qysh atėherė Lihtenshtejni ka marrė pjesė nė tė gjitha Lojėrat Olimpike, pėrveē atyre tė Moskės."

Palestina ka dėrguar 4 sportistė nė Olimpiadėn e Pekinit. Atleti Nadir al-Masri ka hasur shumė vėshtirėsi pėr pjesėmarrjen nė kėtė olimpiadė. Mė 9 prill Izraeli e lejoi atė tė largohej nga Rripi i Gazės pėr stėrvitje nė qytetin Xheriko tė bregut perėndimor tė lumit Jordan, ku ndodhet e vetmja pistė origjinale e vrapimit 400 metra nė Palestinė. Mė vonė ai shkoi pėr t'u stėrvitur pėr njė muaj nė Jordani dhe mė nė fund, me ndihmėn financiare tė Komitetit tė Unitetit tė varur nga Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar, Masri shkoi nė qytetin Guangzhou tė Kinės pėr njė stėrvitje 40-ditore. Duke u folur korrespondentėve tanė, Masri tha se, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė ka hasur, ai mė nė fund e realizoi ėndrrėn e vet pėr tė marrė pjesė nė kėto Lojėra Olimpike:

"Pėr Lojėrat Olimpike stėrvitja katėrmujore ėshtė e pamjaftueshme, por niveli im i konkurrimit ėshtė i mirė. Unė kam dėshirė tė arrij rezultat tė mirė gjatė Olimpiadės sė Pekinit dhe tė shėnoj rekord tė ri pėr Palestinėn!"

Sipas tė dhėnave statistikore tė sektorėve tė ndeshjeve e garave tė Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, sportistėt e mbi 80 vendeve nuk ishin ngjitur nė tribunėn e dhėnies sė medaljeve tė Lojėrave Olimpike. Mirėpo kėtė herė, nė Olimpiadėn e Pekinit, disa vende kanė arritur sukses rekord. Nė ndeshjen finale tė xhudos pėr peshėn 100 kilogramė pėr meshkuj sportisti mongol Maidan Tuvshinbayar fitoi medaljen e artė, e cila ėshtė medalja e parė e Mongolisė nė historinė e Lojėrave Olimpike. Pėr kėtė Maidan Tuvshinbayar-i ka plot ndjenja falėnderimi:

"Pėr kėtė medalje tė artė unė duhet tė falėnderoj prindėrit e mi dhe trajnerin tim, si dhe tė gjithė popullin mongol, qė mė ka pėrkrahur. Kjo ėshtė fjala ime e parė pas fitimit tė medaljes sė artė."

Qysh nga edicioni i parė i Olimpiadės Moderne, Olimpiadat i ka pėrshkuar gjithnjė shprehja e njohur e Koubertinit: "Pėr jetėn e njeriut, e rėndėsishme nuk ėshtė vetėm fitorja, por ėshtė lufta. Pėr lėvizjen olimpike, e rėndėsishme ėshtė pjesėmarrja."

Ka kaluar kohė e gjatė dhe fryma ekziston gjithnjė. Nė Olimpiadėn e Pekinit sportistėt e vendeve tė ndryshme me veprimet e tyre po mishėrojnė pamjen e bukur tė pėrfytyruar nga Koubertini. Pavarėsisht nga rezultatet, medalja e artė i pėrket ēdo sportisti. (Drita-Daming)