v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-16 20:30:06    
Njeriu qė tregoi vonė potencialin e madh - mbi kampionin e plotfuqishėm tė gjimnastikės sė pėrgjithshme Yang Wei

cri

dėgjoni

Ka njė gjimnast qė ėshtė i njohur si i plotfuqishėm nė tė gjitha ushtrimet gjimnastikore, por nė momente kritike tė veprimtarive tė mėdha ndėrkombėtare, ai ka humbur mė se njė herė medaljen e artė nė ēastin e fundit. Derisa mė nė fund nė moshėn 26-vjeēare, ai mori pėr herė tė parė titullin kampion botėror nė gjimnastikėn e pėrgjithshme, nė moshėn 28-vjeēare, ai fitoi medaljen e parė tė artė tė Lojėrave Olimpike nė kėtė disiplinė. Ky ėshtė pikėrisht gjimnasti kinez qė fitoi medaljen e artė nė gjimnastikėn e pėrgjithshme tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit Yang Wei.

Mė 14 gusht Yang Wei, me rezultatin e pėrgjithshėm 94.575 pikė, fitoi medaljen e artė nė gjimnastikėn e pėrgjithshme nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Kjo ėshtė hera e parė qė ai fiton medaljen e artė nė kėtė disiplinė. Krahas kėsaj, ai ėshtė bėrė gjimnasti i dytė kinez qė fiton medaljen e artė nė garat e gjimnastikės sė pėrgjithshme tė Lojėrave Olimpike. Pas garave, Yang Wei tha: ..."Sot, ndjenja ime mė e madhe ėshtė se kjo medalje pėrmban shumė gjėra. Hera e parė qė njė gjimnast kinez mori kėtė medalje ishte nė vitin 1996, nga Li Xiaoshuang. Pas 12 vjetėve, ne fituam pėrsėri, prandaj kjo ka rėndėsi tė madhe".

Nė fakt, kėsaj here, Yang Wei luftoi pėr herė tė tretė pėr marrjen e kėsaj medaljeje tė artė nė gjimnastikėn e pėrgjithshme nė Lojėrat Olimpike. Qysh nė Lojėrat Olimpike tė Sidneit, Yang Wei, atėherė 20?vjeēar, tregoi potencialin e tij tė madh, por ai u takua me gjimnastin magjik rus Aleksel Nemov qė ishte nė kulmin e formės sė vet sportive dhe Yang fitoi vetėm medaljen e argjendtė. Nė Lojėrat Olimpike tė Athinės tė vitit 2004, Yang Wei, qė kaloi me rezultate tė mira ushtrimet e para, bėri njė gabim serioz nė ushtrimet e fundit nė hekur dhe ia lėshoi medaljen e artė qė ishte gati ta merrte gjimnastit amerikan Ham. Duke kujtuar dėshtimin e tij nė Lojėrat Olimpike tė Athinės, Yang Wei tha : .. "Pasi u ktheva nė fshatin olimopik, te dera e dhomės, unė u gjunjėzova pėrpara trajnerit Huang Yubing, duke i thėnė: 'Mė falni, pėrpjekjet tona 4-vjeēare shkuan kot.' Unė nuk mund ta mbaja veten. Megjithėse e kam dėshpėruar herė pas here, zemrat tona janė tė lidhura ngushtė, ne ndienim pėrsėri shpresė".

Nė fakt, para shumė vjetėsh, Yang Wei ėshtė bėrė i njohur si gjimnasti i plotfuqishėm nė ushtrimet e pėrgjithshme gjimnastikore nė botė. Por disfata nė Lojėrat Olimpike tė Athinės e bėri Yang Wein 24-vjeēar t'i lindte mendimi i largimit nga gjimnastika... " Nė vitin 2004, isha nė njė gjendje shumė tė mirė, por mendoja se edhe nė atė gjendje kaq tė mirė nuk mund tė fitoja medaljen e artė, ē'kuptim do tė kishin stėrvitjet e mėvonshme? Atėherė, desha ta pėrfundoja jetėn time gjimnastikore."

Kurse trajneri Huang Yubing nuk hoqi dorė nga ky gjimnast qė e kishte dėshpėruar mė se njė herė. Nė kohėn kur Yang Wei ndodhej nė njė gjendje tė keqe sportive, Huang Yubing e inkurajoi atė tė vazhdojė gjimnastikėn e tij tė dashur. "Trajneri Huang mė shoqėroi nė pushime dhe mė hoqi pengun nw zemwr. Trajneri Huang mė ka nxitur vazhdimisht, ėshtė ai qė mė bėri mua tė ngjitem nė kėtė tribunė tė marrjes sė medaljes."

Si trajner, Huang Yubing nuk ka hequr dorė asnjėherė nga besimi te Yang Wei, ai ėshtė i bindur se Yang Wei ėshtė gjimnasti mė i fortė nė botė nė gjimnastikėn e pėrgjithshme. Dėshtimet e tij nuk kanė ardhur nga rivalėt e fortė. Huang Yubing tha se kundėrshtari mė i madh i Yang Weit ėshtė vetė ai.

"Yang Wei nuk ka kundėrshtarė tė tjerė, pėrveē vetes. Po tė tregojė si duhet nivelin e vet, ai do tė arrijė objektivin ideal."

Mė nė fund, Yang Wei, qė tregoi mė vonė potencialin e madh, mori pėr herė tė parė titullin kampion nė ushtrimet e gjimnastikės sė pėrgjithshme pėr meshkuj nė kampionatin botėror tė gjimnastikės nė vitin 2006. Atė vit Yang Wei ishte 26 vjeē. Pastaj, nė kampionatin botėror tė gjimnastikės tė vitit 2007, Yang Wei fitoi edhe njė herė medaljen e artė nė gjimnastikėn e pėrgjithshme dhe u bė "mbreti i denjė i ushtrimeve tė gjimnastikės sė pėrgjithshme".

Mė 14 gusht, nė garėn finale tė gjimnastikės sė pėrgjithshme tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit tė organizuar nė pallatin kombėtar, Yang Wei tregoi edhe njė herė potencialin e vet tė madh nė kėtė disiplinė. Nė finale, para raundit tė fundit Yang Wei ishte 2.5 pikė pėrpara tė tjerėve. Ushtrimet e fundit u bėnė shfaqje individuale tė Yang Weit.

Pas pėrfundimit tė garės, Yang Wei i tha korrespondentit :"Jam i qetė, por jam lodhur shumė. Gjatė kėtyre vjetėve jam pėrgatitur pėrvit pėr takime tė mėdha botėrore. Megjithėse jam mirė fizikisht, por jam shumė i lodhur shpirtėrisht".

Yang Wei mori mė nė fund me potencialin e tij kėtė medalje tė artė tė Lojėrave Olimpike qė e ka pritur prej shumė vjetėsh. Ky djalosh 28-vjeēar nuk ėshtė martuar akoma, e fejuara e tij Yang Yun ka qenė gjithashtu gjimnaste. Kur gazetari e pyeti a do tė martohet vitin e ardhshėm pasi u bė kampion i gjimnastikės sė pėrgjithshme tė Lojėrave Olimpike, Yang Wei iu pėrgjigj: "Tani nuk mendoj pėr vitin e ardhshėm, por do tė takohem sot me tė." ( Zhai) ( Artan)