v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 7th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-16 21:21:10    
Kampionët olimpikë nga Oksfordi dhe Harvardi

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, sot është 16 gusht dhe do të zhvillohen shumë ndeshje tenisi në Lojërat Olimpike të Pekinit, ndër të cilat edhe ndeshja finale Federer/Wawrinka të Zvicrës dhe Aspelin/Johansson të Suedisë. Ne e dimë se, përveç talentit, një sportist duhet të bëjë përpjekje shumë të mëdha dhe të harxhojë shumë kohë për të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike, megjithatë, në historinë olimpike, ka disa sportistë me fat që e kanë fituar titullin kampion olimpik në mënyrë të pabesueshme. Studenti i Universitetit të Oksfordit të Anglisë Xhon Bolan është një kampion olimpik me fat. Sot, do ju tregojmë historinë e tij dhe të një tjetër studenti nga një tjetër universitet i famshëm, Harvardi, pikërisht të kampionit të parë olimpik të Lojërave Olimpike moderne, Xhejms Konëlli.

Gjatë lojërave të para olimpike , tenisi u zhvillua afër shtyllës së tempullit të Kupidit. Në atë kohë studenti i Universitetit të Oksfordit të Anglisë Xhon Bolan qëlloi rastërisht që po bënte vizitë në Athinë. Ai ishte admirues i tenisit dhe mori me vete raketat gjatë udhëtimit. Kur pa atmosferën entuziaste në Athinë, i lindi dëshira të luajë. Pa parashikuar që në fund do të arrinte sukses dhe do të bëhej kampioni i parë i tenisit si individ në historinë olimpike.

Më vonë Bolani bashkëpunoi me studentin Traun të shkollës së lartë industriale të Trestunit të Gjermanisë dhe së bashku fituan titullin kampion të tenisit si çift.

Universiteti i Oksfordit është universiteti më i mirë në Angli, por edhe në SHBA, universiteti më i mirë i saj Harvard gjithashtu ka lindur shumë kampionë olimpikë. Tani, le të prezatojmë kampionin e parë olimpik të këtij universiteti, që është edhe kampioni i parë i Lojërave Olimpike moderne.

Universiteti i Harvardit, i cili është universitet i famshëm në botë, ka përgatitur për Amerikën dhe gjithë botën shumë intelektualë të shquar. Studentët e këtij universiteti kanë famë jo vetëm në fushën akademike, por edhe në fushën sportive.

Në vitin 1896 u zhvilluan lojërat e para olimpike moderne në Athinë, kryeqytet i Greqisë. Kur e mori vesh këtë Xhejms Konëlli, student i degës së gjuhës së lashtë greke në Universitetin e Harvardit, i lindi dëshira të marrë pjesë në to. Por drejtuesit e universitetit menduan që pjesëmarrja e tij do të shkelë rregullat administrative të statusit të tij si një student dhe kundërshtuan. Ai nuk pranoi sugjerimin e universitetit dhe menjëherë shkoi në Athinë. Gara e parë në Athinë ishte kërcimi trehapësh. Konëlli arriti sukses dhe fitoi titullin e parë kampion në historinë olimpike moderne me rezultatin 13.71 metra. Kur u kthye në atdhe, Konëlli vazhdoi stërvitjen sportive dhe njëkohësisht u përpoq të bëhej një gazetar dhe shkrimtar i famshëm. Përveç kësaj Konëlli u bë edhe miku i ngushtë i ish-presidentit të SHBA-së Ruzvelt.

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040