v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-15 19:45:37    
Atletja e madhe, Didrikson

cri

dėgjoni

Sot, mė 15 gusht, nė "Folenė e Zogut", stadiumin kombėtar tė Kinės, filluan garat e atletikės tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Nė programin e sotėm do t'ju njohim me atleten mė tė madhe nė historinė e Olimpiadės, amerikanen Mildred Ella Didrikson.

Didriksoni lindi mė 26 qershor 1911. Qė nga fėmijėria, ajo vendosi objektivin e madh pėr veprimtarinė e vet tė ardhshme dhe pėr kėtė objektiv ajo luftoi nė mėnyrė tė paepur. Nė autobiografinė e vet ajo shkruan kėshtu: "Kur erdhi koha e rinisė sė parė, kuptova se isha rritur. Fillova tė mendoja ēfarė lloj personi do tė bėhesha? Objektivi im ishte qė tė bėhesha sportistja mė e madhe nė botė. Pėr tė realizuar kėtė objektiv, hoqa dorė nga shumė gjėra pa lidhje me sportin, si p. sh. Nga kukullat qė i parapėlqejnė shumė vajza."

Me talentin natyror dhe zell, nė Kampionatin Amerikan tė Atletikės Amatore nė vitin 1932, Didriksoni filloi tė paraqiste epėrsinė e saj. Ndėrsa Olimpiada e Los Anxhelosit qė u zhvillua po kėtė vit, i ofroi asaj njė arenė mė tė gjerė. Ajo, me shumė vetėbesim, nuk e fshehu ambicien e vet para garave olimpike. Gjatė intervistės pėr gazetarėt, ajo u shpreh se qėllimi i pjesėmarrjes nė Lojėrat Olimpike ishte mundja e tė gjitha rivaleve tė saj. Pas fillimit tė garave, paraqitja e saj konkretizoi premtimet. Nė vrapimin 80 metra me pengesa, hedhje shtize dhe kėrcim sė gjati, ajo u shpall kampione me epėrsi absolute. Atėherė femrat mund tė merrnin pjesė vetėm nė 3 disiplina nė njė edicion olimpik, pėrndryshe ajo mund tė arrinte rezultate tė mira edhe nė hedhjen e diskut, nė stafetė dhe nė kėrcimin sė larti. Krahas kėtyre, Didriksoni fitoi medaljen e artė edhe nė maratonė, e cila nuk u pėrfshi atėherė si disiplinė zyrtare e femrave nė Olimpiadė.

Pas ngjitjes nė kulmin e Olimpiadės, Didriksoni filloi tė sfidonte edhe nė golf dhe u bė sportistja mė e madhe e golfit nė histori. Ajo u shpall kampione me radhė nė Kampionatin Amator amerikan tė Golfit tė vitit 1946 dhe nė Kampionatin Amator tė femrave tė Anglisė nė vitin e dytė. Mė vonė, ajo u shndėrrua nė njė sportiste profesioniste tė golfit. Ajo u shpall kampione tre herė nė turneun e golfit "American Open", pėrkatėsisht nė vitin 1948, 1950 dhe 1954. Qė nga viti 1948 deri nė vitin 1951, ajo u shpall fituese e ēmimit tė madh tė turneut profesionist amerikan tė golfit pėr femra. (Wang Lei) (Artan)