dëgjoni
Të dashur dëgjues, sot është 13 gusht, dita e 5?të e fillimit zyrtar të Lojërave Olimpike të Pekinit. Sot do të zhvillohet finalja e garës së vozitijes. Sot do t'ju tregojmë një histori interesante të një sportisti të ish-Bashkimit Sovjetik të ndodhur gjatë lojërave olimpike.
Lojërat e 16-ta Olimpike të Melburnit në vitin 1956 shënojnë pjesëmarrjen e parë në një olimpiadë të sportistit të ri nga ish-Bashkimi Sovjetik Viacheslav Ivanov. Në finalen individuale të vozitijes me dy lopata për meshkuj, ai fitoi medaljen e artë me rezultatin 8 minuta, 2 sekonda dhe 5qindat
Pasi u largua nga tribuna e dhënies së medaljeve, ai e hodhi me ajër medaljen nga kënaqësia. Të gjithë shikuesit i dhanë duartrokitje. Sa herë ai e hidhte medaljen, shikuesit thërrisnin "Vitofy", d.m.th sukses. Por më në fund, kur e hodhi përsëri me fuqi në ajër, medalja ra në liqen. Megjithëse anëtarët e ekipit të vozitjes së tij kërkuan me përpjekje në shtratin e liqenit për shumë kohë, përsëri nuk arritën ta gjenin dot atë medalje. Në atë moment Ivanovi ishte shumë i dëshpëruar.
Kryetari i Komitetit të Lojërave Olimpik Ndërkombëtar i vinte keq që ky djalë i dalluar të kthehej i dëshpëruar dhe i dha tij një medalje të tjerë. Kjo është "medalja e artë" e parë e imituar në historinë olimpike.
Pas shumë vjetëve, Ivanovi u kthye në lojërat olimpike, përkatësisht në vitin 1960 në Romë dhe në vitin 1964 në Tokio, Ai fitoi përsëri dy medalje të arta në garën individuale të vozitijes me dy lopata për meshkuj. njëkohësisht, nën përpjekjet e tij dhe të partneriteteve të tij, Ish-Bashkimi Sovjetik ka mbajtur vendin e parë të botës në këtë projekt. Në dy Lojëra Olimpike, pas fitores në dy garat e fundit, Ivanovi nuk e hodhi më në qiell medaljen e vet. ?Yuan Xin?
|