dëgjoni
"Cari i kërcimit së larti", atleti i njohur ukrainas Sergey Bubka ka vendosur 35 rekorde botërore, ka fituar 6 tituj kampionë bote dhe ka fituar një medalje të artë olimpike.
Më 1 gusht, para hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit, Bubka mori pjesë në ceremoninë e hapjes së "Murit të Miqësisë dhe të Paqes" në Pekin si kryetar i komitetit të sportistëve pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Pas ceremonisë, ai pranoi të jepte një intervistë për Radion e Jashtme e Kinës.
Ai u shpreh se "në Lojërat Olimpike të Pekinit, ne do t'i themi botës që ngjyra e lëkurës, gjuha nuk janë të rëndësishme, më e rëndësishme është që ne të respektojmë njëri-tjetrin dhe të jetojmë së bashku. Ne bashkohemi nëpërmjet shpirtit olimpik, unë shpresoj se çdo sportist do të tregojë këtë shpirt të paqes dhe të miqësisë."

Bubka filloi stërvitjen në kërcim së larti kur ishte 10 vjeç. Në vitin 1983 ai fitoi titullin kampion bote me rezultatin 5 metra dhe 70 centimetra. Pas kësaj, kërcimi së larti hyri në epokën e Bubkës. Në 20 vjetët e ardhshëm pas vitit 1983, Bubka vendosi pa ndërprerje rekorde të reja botërore. Rekordi më i lartë i tij është 6 metra. Ky rekord botëror i shënuar prej tij nuk është thyer ende.
Në vitin 1988, Bubka mori një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Seulit. Ai është i mendimit se, për një sportist, pjesëmarrja aktive në lojërat olimpike është më e rëndësishme.
Ai u shpreh se e para është pjesëmarrja në lojërat olimpike, sepse çdo sportist që merr pjesë në to është hero i vendit të vet. Patjetër, çdo njeri shpreson që të fitojë. Por pjesëmarrja është më e rëndësishme, sepse ka vetëm një kampion.
|