v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 21th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-12 19:13:19    
Djali simpatik dhe vajza e bukur në qarkun e kërcimit në ujë(2)

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, dje ekipi kinez kombëtar i kërcimit në ujë mori 2 medalje të arta. Sot në Qendrën Kombëtare të Notit të Pekinit do të vazhdojnë garat finale të kërcimit në ujë. Ekipi kinez do të përpiqet për 4 medalje të arta të tjera. Në Kalendarin Olimpik të djeshëm, ne kemi prezantuar ish-sportisten e bukur kineze të kërcimit në ujë, sot do t'ju flasim për një djalë simpatik po të kërcimit në ujë, ai është Xiao Hailiang.

Xiao Hailiang, që ka lindur në vitin 1977, është nga qyteti Wu Han i provincës Hu Bei. Nëna e tij, Tao Jurong, është aktore e operës Han, ndërsa i ati Xiao Aishan ka qenë trajneri i famshëm i kampioneve Zhou Jinhong dhe Fu Mingxia. Nën ndikimin e babait, duke filluar nga mosha 6-vjeçare, Xiao Hailiang nisi të mësonte kërcimin në ujë dhe në moshën 14-vjeçare fitoi titullin kampion botëror. Në vitin 2000, në Lojërat Olimpike të Sidneit, Xiao Hailiang, bashkë me Xiong Ni, mundën sportistin e famshëm rus Saudin.

Në vitin 2002 Xiao Hailiang e la kërcimin në ujë dhe në korrik të atij viti u diplomua në degën e ekonomisë të Universitetit të Wu Hanit dhe mori gradën master. Pastaj filloi punë të ndryshme, si trajner, gjyqtar, drejtor i shkollës së kërcimit në ujë etj.

Pas largimit nga ekipi kombëtar i kërcimit në ujë, Xiao Hailiang u ngarkua me detyrën e drejtorit të shkollës së kërcimit në ujë të provincës Hu Bei, duke u përgjigjur për punën e administrimit të kësaj shkolle. Në gusht të vitit 2004, ai nisi të punojë si gazetar për një gazetë të provincës Hubei. Duke folur për punën e gazetarit, ai tha se, në krahasim me kërcimin në ujë, gazetaria është me më shumë sfida. Në vitin 2005, Xiao Hailiang hapi një dyqan verërash. Ai tha se kërcimi në ujë dhe shitja e verës janë njësoj, kërkojnë përpjekje të mëdha.

Në vitin 2006,Xiao Hailiang u martua me një stjuardesë. (Yuan Xin)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040