v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Tuesday    Apr 22th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-10 20:02:44    
Djali simpatik dhe vajza e bukur të hedhjes në ujë(1)

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, sot dhe nesër në Qendrën Kombëtare të Notit "Kubi i ujit" të Pekinit do të zhvillohen garat finale të hedhjes në ujë. Në këtë disiplinë, ekipi kinez është gjithmonë i fuqishëm dhe quhet "Ekipi ëndërr". Në të ka sportistë të famshëm në botë dhe kampionë botërorë, si Tan Liangde, Xiong Ni, Guo Jingjing etj. Do t'ju flasim për një djalë simpatik dhe një vajzë të bukur, përkatësisht Fu Mingxia dhe Xiao Hailiang.

Fu Mingxia është nga provinca Hu Bei. Emri i saj në gjuhën kineze do të thotë "Lind dielli i bukur". Ajo ka fituar titullin kampione e hedhjes në ujë në Lojërat Olimpike të Barcelonës, të Atlantës dhe të Sidneit. Në moshën 12 vjeçe, Fu Mingxia u fut në Librin e Rekordeve Botërore "Ginis" dhe në moshën 14-vjeçare u bë fituesja më e re e medaljes në hedhjen në ujë. Në Lojërat Olimpike të Atlantës ishte e vetmja kampione në dy gara. Fu Mingxia është sportistja që ka fituar më shumë medalje të arta për Kinën deri tani.

Pas Lojërave Olimpike të Atlantës të vitit 1996, në moshën 18 vjeçe, Fu Mingxia, që ishte në gjendjen më të mirë të saj, deklaroi se do të linte sportin dhe do të vazhdonte studimet në Universitetin Tsinghua. Ka dy vjet që nuk ka marrë pjesë në lojërat olimpike. Por në vitin 1996, Fu Mingxia, që kishte shtuar në peshë, deklaroi se do të merrte pjesë përsëri në lojërat olimpike. Shumë njerëz parashikuan që ajo s'kishte mundësi për të fituar, sepse do të përballonte sportiste të vjetra e të reja nga e gjithë bota. Por më në fund u vërtetua që nuk kishte nevojë të merakoseshin. Në Sidnei, Fu Mingxia u tregoi njerëzve me rezultatet e veta perfekte që ka krijuar një mrekulli në historinë olimpike. ?Yuan Xin?

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040