v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 24th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-09 20:20:59    
Qitësi me një krah

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, sot është 9 gusht dhe të zhvillohet gara finale e qitjes. Do të përkujtojmë sot ish-kampionin olimpik hungarez të qitjes Karoly Takacs.

Karoly Takacs-i ishte një hungarez me zemër të fortë dhe me karakteristika legjendare. Ai është një kampion i pabesueshëm i qitjes, sepse është i famshëm për shkak që ka arritur sukses në një garë vetëm me dorën e majtë, gjë që është e vështirë për t'u arritur.

Karoly Takacs-i lindi në kryeqytetin e Hungarisë Budapest në vitin 1910. Në vitet '30 të shekullit 20 ai ishte i famshëm në qarqet e qitjes në botë. Në vitin 1938 ai ishte një drejtues në forcat e armatosura hungareze dhe një nga anëtarët e rëndësishëm të ekipit hungarez të qitjes me pushkë. Por në atë kohë ndodhi një fatkeqësi.

Gjatë stërvitjes ushtarake, krahu i djathtë i tij u dëmtua nga një granadë. Shumë njerëz menduan që jeta sportive e tij do të merrte fund këtu. Por pas mjekimit 1-mujor në spital, Karoly Takacs nuk hoqi dorë nga qitja, por vazhdoi me krahun e majtë. Në vitin 1939, pas përpjekjeve këmbëngulëse, ai korri sukses. Në kampionatin kombëtar të Hungarisë, Karoly Takacs mori titullin kampion me dorën e majtë dhe u fut përsëri në ekipin kombëtar. Në kampionatin botëror, ai i dha vendit të vet titullin kampion në qitjen me pushkë automatike.

Lojërat Olimpike të viteve 1940 dhe 1944 u ndërprenë për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por Karoly Takacs-i nuk hoqi dorë nga ëndrra e vet olimpike. Në vitin 1948, si anëtar i delegacionit olimpik hungarez, ai u ndodh në poligonin e qitjes në Londër. Në atë kohë ishte me moshën 38-vjeçare. Mbajtësi i rekordit botëror i asaj kohe në qitjen me shpejtësi, argjentinasi Karlos Enrike Valiente, e pyeti Karoly Takacsin përse erdhi në Londër. Karoly Takacs-i u përgjigj: "Erdha këtu për studim". Por në fund ky njeri "i ardhur për studim" e mundi argjentinasin. Megjithëse nuk shënoi rekord botëror, ai mori medaljen e artë. Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, Valiente që fitoi vendin e dytë qeshi, duke thënë: "Ke studiuar mjaft."

Pas katër vjetëve në Helsinki, Karoly Takacs mbrojti titullin kampion olimpik dhe u bë njeriu i parë që ka fituar dy herë titullin kampion në qitjen me shpejtësi.

Karoly Takacs-i, qitësi më magjik në historinë olimpike, ka bërë histori me karakteristika magjike dhe ka shënuar një pikë të shkëlqyeshme në jetën e vet sportive.

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040