v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-07 19:29:32    
Polici pekinas Liu Wenli

cri

dėgjoni

Do tė zhvillohen sė shpejti Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Policėt e Pekinit kanė marrė pėrsipėr detyrėn e sigurimit dhe njėkohėsisht edhe detyrėn e ndihmės pėr turistėt kinezė e tė huaj. Nė programin e sotėm do t'ju flas pėr policin pekinas Liu Wenli, i cili pas mėsimit kėmbėngulės mbi dhjetėvjeēar, mund tė bisedojė nė mbi 10 gjuhė me turistėt e huaj. Tani ai po pret t'u shėrbejė Lojėrave Olimpike tė Pekinit.

42 vjeēari Liu Wenli ėshtė njė polic i zonės "Xicheng" tė Pekinit dhe punon si rojė nė parkun "Jingshan". Parku "Jingshan" ndodhet nė veri tė Pallatit tė lashtė perandorak tė Kinės, Qytetit tė Ndaluar, shumė tė njohur nė botė. Nga mali Jingshan mund tė shohėsh pamjen e pėrgjithshme tė qytetit perandorak me qytezėn e ndaluar si qendėr. Ēdo ditė Liu Wenli pėrshėndet kėtu duke buzėqeshur turistėt e huaj nė gjuhė tė ndryshme dhe u jep ndihmė tė shumėllojshme.

Pėrshėndetjen "Tungjatjeta! Mirė se vini nė Kinė, faleminderit!" qė ndoqėt e ka thėnė Liu Wenli nė 11 gjuhė tė huaja.

Liu Wenli filloi tė mėsojė anglishten nė vitin 1995, kur u mbajt nė Pekin Konferenca Botėrore e Grave. Atėherė Liu Wenli 28 vjeēar mori pjesė nė punėn e sigurimit tė konferencės. Shumė tė huaj kėrkonin prej tij ndihmė, por ai nuk kuptonte se ē'po flisnin. Qė nga ajo kohė ai ėshtė i vendosur tė mėsojė anglishten.

Ai mėsonte me zell e pėrmendsh nga radio dhe nga tabelat nė rrugė. Ai tha:

"Nuk kam ndonjė metodė tė veēantė, mėsoj pėrmendsh, madje u sėmura dhe u shtrova disa ditė nė spital nga lodhja."

Pas mėsimit tė zellshėm Liu Wenli mund tė pėrshėndeste nė anglishte turistėt e huaj. Njė herė ai pėrshėndeti dy tė huaj nė anglishte, por ata nuk reaguan fare. Duke kujtuar rastin e atėhershėm Liu Wenli tha:

"Para 10 vjetėve, nė parkun Jingshan u thashė dy miqve tė huaj: 'Unė jam polic kėtu, a keni nevojė pėr ndihmėn time ?' Njėri prej tyre tha: 'Unė di pak kinezisht. Jemi francezė, nuk dimė anglisht.' Unė u skuqa menjėherė dhe isha i vendosur qė tė mėsoja disa pėrshėndetje nė gjuhėn fraceze."

Puna e tij ishte shumė e ngarkuar, ai nuk mund tė mėsonte nė shkollė ose kurs, prandaj hasi shumė vėshtirėsi gjatė mėsimit vetė. Ai tha:

"Mėsova 6 muaj, blera 4-5 libra dhe kaseta, por nuk e kuptoja fare."

Mė vonė ai mendoi se mėnyra mė e mirė e mėsimit ėshtė komunikimi i drejtpėrdrejtė me frencezėt. Ai tha:

"Pranė shtėpisė sime ėshtė njė restorant ku vijnė shumė tė huaj. Njė herė erdhi njė mik francez, unė iu luta qė tė mė mėsonte disa shprehje nė frėngjishte. Ai mė shkroi 30 fjali, tė cilat i lexoi nė ritme tė ndryshme dhe i incizoi. Nė atė moment ndjeva se mėsimi i gjuhėve tė huaja ėshtė shkėmbimi i zemrės me zemėr."

Kėshtu qė Liu Wenli ka mėsuar frėngjishten, gjermanishten dhe mund tė bėjė bisedė tė thjeshtė nė 13 gjuhė tė huaja. Gjatė punės ai mund tė komunikojė me turistėt e vendeve tė ndryshme.

Gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, do tė vijnė qindra mijė turistė tė huaj, Liu Wenli qė di tė flasė 13 gjuhė tė huaja ėshtė kthyer nga njė polic nė njė person publik, tė cilit i kushtojnė vėmendje tė madhe mediat kineze e tė huaja. Ai u tha gazetarėve se do tė pėrpiqet t'u shėrbejė Lojėrave Olimpike dhe tė marrė pjesė nė to. Ai u shpreh se olimpiada nuk ėshtė punė vetėm e sportistėve, por edhe e tė gjithė kinezėve.

Gjatė kryerjes sė detyrave tė sigurimit, Liu Wenli dhe kolegėt e tij, madje tė gjithė policėt pekinas, janė nė gjendje tė pėrshėndesin tė huajt nė anglishte. Liu Wenli tha se pas pėrpjekjeve tė gjata, ai dhe kolegėt e tij shpresojnė tė demonstrojnė para botės figurėn dhe dashamirėsinė e policėve kinezė.  (Pina)