v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 21th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-07 20:01:27    
Mënyrat e ndryshme të ndezjes së zjarrit të shenjtë olimpik në historinë e lojërave olimpike ndërkombëtare(1)

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, sot është 7 gusht dhe mbetet 1 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit. Nëpërmjet përgatitjes shumëvjeçare, ne jemi të bindur se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit do të jetë patjetër shumë e mrekullueshme. Në ceremoninë e hapjes, çasti më tërheqës është ai i ndezjes së zjarrit të shenjtë olimpik. Mund të them se një ceremoni e mrekullueshme e ndezjes së zjarrit shënon gjysmën e suksesit të ceremonisë së hapjes. Në Lojërat e kaluara Olimpike ka pasur shumë mënyra prekëse ose të jashtëzakonshme të ndezjes së zjarrit, tani le t'u hedhim një sy disa ceremonive klasike të ndezjes së zjarrit në historinë e Lojërave Olimpike.

Mënyra më e jashtëzakonshme: Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit të vitit 1984

Para hapjes së Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit, mënyra e ndezjes së zjarrit të shenjtë olimpik ishte sekret i plotë. Në ceremoninë e hapjes, kur shikuesit panë që një kozmonaut fluturoi në stadium dhe ndezi zjarrin e shenjtë, ata u habitën nga kjo mënyrë e jashtëzakonshme.

Numri më i shumtë i njerëzve që ndezën zjarrin: Lojërat Olimpike të Seulit të vitit 1988

Në ceremoninë e hapjes, kampioni i maratonës i Lojërave të 11-ta Olimpike 76-vjeçari Sohn Kee Chung ia dorëzoi një sportisteje pishtarin olimpik, pastaj ia dorëzoi një maratonisti, një mësuesi dhe një kërcimtari, këta 3 njerëz ndezën së bashku zjarrin e shenjtë. Kjo mënyrë shfaqi entuziazmin e tërë popullit jugkorean për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe numri i njerëzve që ndezën zjarrin e shenjtë olimpik shënoi rekord.

Mënyra më aventurore: Lojërat Olimpike të Barcelonës të vitit 1992

Është e padiskutueshme që mënyra e ndezjes së zjarrit të shenjtë të Lojërave Olimpike të Barcelonës është më aventurorja. Kjo mënyrë nuk përdori asnjë mjet modern, por shfaqi më mirë shpirtin e madh të njerëzimit për kërkimin e progresit. Kjo mënyrë e ndezjes së zjarrit është e vështirë të kopjohet. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040