v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-07 14:18:14    
Reportazhi: Prova e fundit e ceremonisė sė hapjes sė Lojėrave Olimpike tė Pekinit

cri

dėgjoni

Prova nė mbrėmjen e 5 gushtit zgjati afro tri orė. Pėrveē ndezjes sė fishekzjarrėve dhe tė flakės tė pishtarit, u bė provė edhe pėr tė gjitha pėrmbajtjet e tjera tė ceremonisė sė hapjes.

Kėtė provė e panė dhjetėra mijė shikues dhe gjatė saj bėnė edhe provėn e transmetimit drejtpėrsėdrejti shumė media ndėrkombėtare, pėr t'u pėrgatitur pėr transmetimin zyrtar tė drejtpėrdrejtė tė 8 gushtit.

Shumė korrespondentė tė huaj thanė se ceremonia e hapjes sė Lojėrave Olimpike tė Pekinit ėshtė njė demonstrim i kulturės kineze. Gazetari televiziv nga Meksika Jorge Bernal tha se kjo provė e drejtuar nga regjisori Zhang Yimou ka demonstruar thelbin e kulturės kineze.

"Shfaqja e ceremonisė sė hapjes ka shfaqur plotėsisht kulturėn kineze. Megjithėse ėshtė vetėm njė pjesė prej saj, ajo ka pasqyruar thelbin e saj mė tė rėndėsishėm tė bashkėjetesės nė harmoni dhe tė respektimit tė njėri-tjetrit."

Gazetari i Televizionit tė Serbisė Jovan Momedoviē u befasua nga elementet e kulturės kineze tė pasqyruar nė ceremoninė e hapjes. Ai tha se shikuesit e televizionit tė tij do tė befasohen njėlloj si ai.

"Nė ceremoninė e hapjes instrumentet muzikore kineze, gojėdhėnat kineze dhe kultura kineze, tė gjitha kėto do t'i bėjnė spektatorėt e mi tė mbeten gojėhapur gjatė shikimit."

Gazetari nga Televizioni i Belgjikės Mishel Lekomt tha se, pėrveē kulturės tradicionale kineze, nė ceremoninė e hapjes ka edhe elemente moderne.

"Kjo ėshtė ndėrthurje e klasikes me modernen dhe njėkohėsisht ėshtė edhe pasqyrimi i Kinės."

Kjo provė e ceremonisė sė hapjes ka ndryshuar edhe mendimin e korrespondentit tė Radios sė Norvegjisė Thomas Aune ndaj ceremonisė sė hapjes sė Olimpiadės sė Pekinit.

"Zakonisht unė nuk u kam kėrkuar dėgjuesve tė mi ta shikonin ceremoninė e hapjes, sepse ajo ka qenė zakonisht monotone. Por kėsaj here unė do tė propozoj qė dėgjuesit e mi ta shikojnė kėtė ceremoni, sepse ajo do tė jetė me tė vėrtetė shumė madhėshtore."

Kjo ishte njė provė e shfaqjes sė pėrmbajtjeve tė ceremonisė, por nė fakt ajo ishte edhe njė provė e veprimeve tė spektatorėve, e punės sė sigurimit dhe tė organizimit nė terren.

Sektorėt e sigurimit dhe tė mbrojtjes kanė forcuar masat e sigurimit pėr "Folenė e Zogut" dhe pėr zonat pėrreth. Njė helikopter patrullonte nė hapėsirėn ajrore mbi "Folenė e Zogut" gjatė gjithė procesit. Puna organizative e gjithė provės shkoi shumė nė rregull.

"Pas ceremonisė sė hapjes, spektatorėt po largohen gradualisht nga 'Foleja e Zogut', nė tė dy anėt e rrugėve pėrreth qėndrojnė vullnetarėt, tė cilėt u shėrbejnė me entuziazėm spektatorėve, duke i ndihmuar ata tė largohen me rregull nga stadiumi."

Nėna mbi 60-vjeēare Wang shkoi sė bashku me tė shoqin nė stadium pėr ta parė provėn. Ajo tha se ata tė dy ishin tė moshuar, por gjatė gjithė provės dhe hyrje-daljes nuk hasėn asnjė problem.

"Kjo provė ishte organizuar shumė bukur. Vullnetarėt ishin shumė tė lodhur. Puna organizative ishte korrekte dhe me renditje shumė tė mirė. Dhjetėra mijė shikues dolėn menjėherė nga stadiumi, nuk ndodhi asnjė rrėmujė, shumė nė rregull."

Nga kėrkesa e ruajtjes sė sekretit, tė gjithė shikuesit qė morėn pjesė nė kėtė provė nuk u lejuan tė fotografonin ose tė xhironin nė video. Nė ceremoninė e hapjes sė Olimpiadės qė do tė bėhet pas dy ditėsh, besojmė se popujt e tė gjithė botės do ta dėshmojnė me sytė e vet ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike tė Pekinit me shije kineze dhe tė sigurt e tė mbarė.

(Drita-Daming )