v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Tuesday    Apr 22th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-06 21:26:52    
Çifti i kampionit olimpik që kishin lindur në të njëjtën ditë

cri

 dëgjoni

Në vitin 1948, atleti i vrapimit me distancë të largët i Çekosllovakisë Emil Zatopek dhe atletja e shtizës e këtij vendi Dana Ingrova që kishin lindur në të njëjtën ditë u pranuan bashkërisht në delegacionin olimpik të Çekosllavisë që mori pjesë në Lojërat e 14-ta Olimpike të Londrës.

Atë kohë ata të dy ishin ende sportistë pa famë dhe askush nuk besonte se Zatopeku do të fitonte medaljen e artë. Por në fakt, Zatopeku jo vetëm fitoi medaljen e artë olimpike, por edhe theu rekordin botëror.

Pas Lojërave Olimpike të Londrës, Zatopeku dhe Ingrova lidhën martesë dhe Ingrova e ndryshoi emrin në Dana Zatopetkova.

Në Lojërat Olimpike të Helsinkit pas 4 vjetëve, ky çift bashkëshortësh përfaqësuan përsëri atdheun në atletikë. Në atë kohë, Zatopeku ishte bërë një atlet i famshëm i vrapimit me distancë të largët. Në Lojërat Olimpike të Helsinkit, ai fitoi medalje të arta në vrapimin 5000 metra, vrapimin 10000 metra dhe në maratonë. Njerëzit u habitën shumë nga rezultati i tij dhe e quajtën "Lokomotiva e njerëzimit".

Ndër të habiturit ishte edhe ish-kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Samaranç. Në atë kohë ai ishte gazetar i agjencisë së lajmeve Efe. Ai kujton: "Kur Zatopeku fitoi për herë të tretë medaljen e artë, të gjithë shikuesit në stadium u ngritën më këmbë duke thirrur 'Zatopek', 'Zatopek'. Pikërisht në atë moment, ndjeva madhështinë e frymës olimpike."

Pak kohë pas fitimit nga Zatopeku të titullit të kampionit të vrapimit 5000 metra, bashkëshortja e tij fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës për femra me rezultatin 50.47 metra. Në ditën e dytë, fotografia e përqafimit të nxehtë të bashkëshortëve dhe njoftimet përkatëse zunë faqet e para të gazetave kryesore të botës.

Njerëzit i quajnë zakonisht Lojërat Olimpike të Helsinkit "Lojërat Olimpike të Zatopekut", por ndoshta emërtimi "Lojërat Olimpike të bashkëshortëve Zatopek" është më i përshtatshëm. Lojërat Olimpike i lidhën të dy të rinjtë dhe ata të dy e përhapën në mënyrë të shkëlqyeshme frymën olimpike. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040