v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-05 20:08:16    
Kuzhinierėt e zellshėm dhe tė denjė pėr Lojėrat Olimpike

cri

dėgjoni

Kina ėshtė njė vend i njohur i ushqimeve tė shijshme. Nė kuadrin e Lojėrave Olimpike tė Pekinit, ēfarė ushqimesh do tė shijojnė sportistėt e vendeve tė ndryshme? Si punojnė kuzhinierėt kinezė pėr sportistėt dhe trajnerėt? Le tė vizitojmė disa kuzhinierė kinezė tė Olimpiadės sė Pekinit.

Nė orėn tre tė mėngjesit, Cheng Bao, njė djalosh shumė i ri 20- vjeēar, u ngrit shpejt pėr tė shkuar nė punė. Kėshtu ai vazhduar prej tri javėsh me radhė, sepse disa muaj mė parė u zgjodh si anėtar i "Ekipit tė kuzhinierėve pėr Olimpiadėn e Pekinit". Ai ka ardhur nga qyteti Yangzhou i Kinės juglindore nė Pekin dhe ndihet shumė i lumtur e fatmirė qė ėshtė bėrė kuzhinier i Olimpiadės dhe Paralimpiadės qė do tė hapen sė shpejti.

Cheng Bao tha: "Unė kam dėshirė tė madhe tė marr pjesė nė kėtė Olimpiadė, sepse ėshtė njė rast shumė i rrallė pėr ne. Ēdonjėri nga ne ka dėshirė tė vijė nė Pekin, prandaj unė ndihem shumė i lumtur."

Nė fillim tė kėtij viti, Komiteti Organizativ i Olimpiadės sė Pekinit filloi tė zgjidhte kuzhinierė pėr Olimpiadėn. Universiteti i Yangzhout, ku Cheng Bao studion nė degėn e kuzhinės, ishte stacioni i parė. Profesori i kėtij Universiteti Ji Bufeng tha se kėrkesat pėr kuzhinierėt ishin shumė tė rrepta, duke pėrfshirė stazhin e punės tė paktėn trevjeēar dhe komunikimin nė anglishte me tė tjerėt etj.

Ai tha: "Nė radhė tė parė personi duhej tė paraqiste kėrkesė dhe pastaj zgjidhej e kontrollohej nga shkolla. Mė pas do tė kalonte edhe provimet nga funksionarėt e Komitetit Organizativ tė Olimpiadės sė Pekinit dhe mė nė fund do tė vendosej pas provave praktike nė kuzhinė."

Cheng Baos nuk i shkonte ndėr mend se provimi nė gatim ishte njė gjellė shumė e zakonshme e kinezėve ? skuqja e fijeve tė patates. Duke kujtuar provimin, Cheng Bao tha me buzėqeshje:

"Kėtė gjellė dinė ta gatuajnė tė gjithė, por cilėsia e saj del jo njėlloj. Disa e bėjnė shumė mirė, kurse disa e gatuajnė me cilėsi jo tė mirė. Gatimi i kėsaj gjelle varet nga kontrolli i zjarrit dhe shkalla e mjeshtėrisė sė gatimit."

Me njė pjatė me fije patateje tė shijshme dhe me erė tė mirė, sigurisht edhe me tiparet e tij tė mira shpirtėrore dhe cilėsitė e tij komplekse, Cheng Bao fitoi lejen e hyrjes nė kuzhinė pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit.

Si Cheng Bao, nė Universitetin e Yangzhout u zgjodhėn edhe mbi 200 studentė tė tjerė si kuzhinierė pėr Olimpiadėn e Pekinit, tė cilėt, pasi u kualifikuan mbi njė muaj nė shkollė, u ngjitėn nė tren pėr nė Pekin. Ky grup tė rinjsh ishin shumė tė gėzuar kur mendonin se do tė kontribuojnė si kuzhinierė pėr fshatin olimpik. Mirėpo, pasi arritėn nė kuzhinėn e fshatit olimpik, kėta tė rinj nuk fituan menjėherė mundėsinė e gatimit tė gjellėve, por atyre iu dhanė punė tė ndryshme themelore. Cheng Baos iu caktua detyra e pėrgatitjes sė pėrbėrėsve tė gjellėve kineze. Nė turnin e mėngjesit ai duhet tė fillojė punė qysh nga ora 5, kurse nė turnin e mbrėmjes, ai duhet tė punojė qė nga ora 10 e mbrėmjes deri tė nesėrmen. Bashkėstudentja e Cheng Baos, Li Bei, mori detyrėn e gatimit tė orizit. Kjo punė ėshtė e thjeshtė, por monotone, dhe ndryshonte nga ajo qė Li kishte pėrfytyruar. Nė fillim tė rinjtė e tė rejat nuk ishin tė pėrshtatur me kėto punė pėrgatitore, por pas disa muajsh pune nė kuzhinėn e fshatit olimpik, ata e rregulluan shumė mirė qėndrimin ndaj punės. Li Bei tha:

"Pas njė kohe pėrshtatjeje psikologjike, ne i kapėrcyem pengesat qė hasėm nė fillim. Edhe kuzhinierėt e huaj na dhanė shumė nxitje: 'Good job'. Kėtė thėnie ata e pėrsėrisin shpeshherė. Secili nga ne pėrgjigjet pėr njė punė tė caktuar, kėshtu e kryejmė mė mirė punėn tonė."

Cheng Bao, Li Bei dhe bashkėstudentėt e tyre tė Universitetit tė Yangzhout janė vetėm njė pjesė shumė e vogėl e personave tė artit tė gatimit qė u shėrbejnė Lojėrave Olimpike. Mėsohet se gjatė kėtyre Lojėrave, nė fshatin olimpik, nė fshatin e mediave, nė Qendrėn kryesore tė Shtypit, nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Radiotelevizionit etj., numri i personave tė shėrbimeve tė kuzhinės ėshtė afro 1800, pjesa e madhe e tė cilėve janė pedagogė e studentė tė shkollave tė larta tė mėdha tė gatimit tė Kinės.

Pedagogu i Universitetit tė Yangzhout Ji Bufeng, qė merret prej mė shumė se 30 vjetėsh me punėn e gatimit, tani ėshtė caktuar tė punojė nė kuzhinėn e njė pallati sporti pėr pėrgatitjen e erėzave tė gjellėve. Ai tha se gatimi i njė gjelle nuk mund tė kryhet vetėm nga njė kuzhinier dhe se nė punėn e gatimit pėr kėtė Olimpiadė kėrkohet shumė rreptėsi, ēdo hallkė e punės duhet tė kryhet sipas procedurės.

Ai tha: "Puna e gatimit nė kuzhinė ka kritere tė rrepta, me hapa dhe receta tė standardizuara. Nė radhė tė parė theksohet siguria e ushqimeve. Kur vijmė nė punė, duhet tė ndėrrohemi e tė veshim rrobat e punės, kapelė pune, kėpucė pune tė unifikuara e duhet tė lajmė duart me dezinfektues."

Ai u tha korrespondentėve se ushqimet e Olimpiadės kontrollohen me rreptėsi qė nga blerja deri te i gjithė procesi i prodhimit.

Mėsohet se 70 % e gjellėve pėr kėtė Olimpiadė janė tė kuzhinės perėndimore, kurse 30 % janė tė kuzhinės kineze. Nė ushqimet perėndimore pėrfshihen ato tė kuzhinave hebreje, italiane, franceze, amerikane, myslimane etj. etj. Nėnkryetarja e Shoqatės Kineze tė Artit tė Kuzhinės, zonja Yang Liu, shprehu mendimin se kėrkesat themelore pėr ushqimin nga sportistėt e trajnerėt e vendeve tė ndryshme do tė plotėsohen, njėkohėsisht ata do tė kenė edhe rast tė shijojnė ushqime tė reja kineze.

Ajo tha: "Gjatė kėtyre Lojėrave Olimpike, nė ushqimet qė u ofrohen sportistėve e miqve tė vendeve tė ndryshme, ka mundėsi qė, mbi bazėn tradicionale, tė shtohen edhe disa gjellė tė reja, tė krijuara kohėt e fundit, si pėr shembull meny me gjellė tė kombinuara nga kuzhina kineze dhe ajo evropiane, me domethėnie olimpike etj. Unė mendoj se ka disa mijėra lloje ushqimesh, ēdo javė nuk do tė pėrsėritet menyja."  (Drita-Daming )