dëgjoni
Sot është 5 gusht dhe mbeten vetëm 3 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit. Në këtë datë para 16 vjetëve, në Lojërat Olimpike të Barcelonës, sportistja e zezë nga kombësia Oromo e Etiopisë, Derurtu Tulu, fitoi medaljen e artë në garën e vrapimit 10 000 metra, duke u bërë e para kampione olimpike ndër femrat e zeza afrikane.
Në vitin 1996, Tulu vazhdoi të merrte pjesë në Olimpiadën e Atlantës, por fatkeqësisht u radhit vetëm në vendin e 4-t. Në vitin 2000, në Sidnei ajo fitoi përsëri medaljen e artë olimpike. Kështu ajo u bë sportistja e parë që fitoi dy medalje të arta olimpike në vrapimin në distancë të gjatë. Në vitin 2004 në Athinë, Tulu u radhit në vendin e tretë.
Në pistat olimpike kanë ndodhur edhe shumë gjëra të tjera interesante.


Në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit të vitit 1984, mbesa e atletit të njohur amerikan Ovens, Hemphill, vraponte në stadium si pishtarmbajtësja e fundit e stafetës së pishtarit olimpik. Shtati i lartë dhe fytyra e bukur, buzëqeshja tërheqëse, si dhe forca e bukuria e treguar nga muskujt e fuqishëm të kësaj vajze, tërhoqën menjëherë vëmendjen e boksierit amerikan Dirman. I riu të cilit Hemphilli i la shumë mbresë, vendosi "të hidhej në sulm" për të fituar zemrën e saj.
Ndoshta nga forca e dashurisë dhe për të tërhequr vëmendjen e Hemphillit, në ndeshjet e boksit Dirmani i mundi të gjithë rivalët dhe fitoi medaljen e artë në peshën 91 kg. Siç kishte dëshiruar, fitorja e tij ngjalli me të vërtetë vëmendjen e Hemphillit. Pas këtij edicioni olimpik ata u bënë shpejt miq të ngushtë. Hemphilli mirëkuptoi çmimin që pagoi Dirmani për shpalljen kampion, ndërkohë Dirmani e respektoi shumë karakterin e guximshëm dhe këmbëngulës të Hemphillit. Marrëdhëniet midis të dyve u forcuan shpejt dhe, 3 vjet më vonë, më 25 korrik 1987, Hemphilli dhe Dirmani u martuan.(Wang Lei) (Artani)
|