v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-04 20:35:14    
Njohja nė praktikė e bukurisė tėrheqėse tė gjuhės kineze

cri

dėgjoni

Nė zonėn ndėrkombėtare tė Fshatit tė Lojėrave Olimpike nė Pekin gjendet njė pjesė e posaēme e mėsimdhėnies sė gjuhės kineze pėr sportistėt dhe funksionarėt e vendeve tė huaja. Qė nga hapja e Fshatit tė Lojėrave Olimpike, kėtu janė pritur mjaft mysafirė tė huaj qė tė njohin bukurinė tėrheqėse tė gjuhės kineze nėpėrmjet praktikės.

Vendi ku jepet mėsim ėshtė njė sallė me njė sipėrfaqe prej 20 metrash katrorė. Me tė hyrė kėtu, ndiejmė njė atmosferė tė theksuar tė kulturės kineze. Nė mur varen disa piktura tė maleve dhe ujėrave me bojė tradicionale kineze, ndėrsa po jepen melodi tradicionale kineze dhe lėndė mėsimore tė gjuhės kineze nėpėrmjet disqeve tė kompjuterit.

Tė gjitha kėto tėrheqin miqtė e huaj qė kanė ardhur nė Fshatin e Lojėrave Olimpike nė Pekin. Zoti Naoja Janagija, mysafir japonez, po bėn ushtrime tė mėsimit tė gjuhės kineze.

"A punuat dje pėr mėsimin e gjuhės kineze?"

"Po!"

"Sa ėshtė ora tani?"

"Ora ėshtė njėmbėdhjetė."

"Pėr sa kohė do tė mėsoni sot?"

"Nga ora njėmbėdhjetė deri nė orėn njėmbėdhjetė e njė ēerek."

"Domethėnė, kemi 15 minuta bashkė."

Zoti Naoja Janagija, funksionar i Komitetit Olimpik Japonez qė pėrgjigjet pėr stėrvitjen e intensifikuar tė sportistėve, kishte interes pėr kulturėn kineze qysh para se tė vinte nė Pekin dhe kishte mėsuar disa fjalė tė gjuhės kineze nėpėrmjet aparatit radiomarrės. Ai shpreson se kėsaj here, duke pėrfituar nga rasti i pjesėmarrjes nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, do tė mėsojė sa mė shumė nga fjalėt mė tė pėrdorshme tė gjuhės kineze, nė mėnyrė qė tė komunikojė mė lehtė me kinezėt. Sa u vendos nė Fshatin e Lojėrave Olimpike, ai e diktoi vendin e mėsimit tė gjuhės kineze dhe erdhi menjėherė pėr tė marrė pjesė.

Ashtu si zoti Naoja Janagija, edhe zonja Klaudia Bokel, punonjėse administrative e delegacionit sportiv gjerman, ka filluar tė mėsojė gjuhėn kineze duke ushqyer interes tė madh pėr tė. Ajo thotė se i duket shumė interesant mėsimi i gjuhės kineze dhe shpreson se do ta njohė mė shumė kulturėn kineze.

"Kam mėsuar fjalėn kineze 'nihao', qė do tė thotė 'tungjatjeta'. Kam mėsuar edhe fjalėn 'mifan' qė do tė thotė 'pilaf' dhe qė ėshtė njė fjalė mjaft e rėndėsishme. Kultura kineze ėshtė shumė interesante. Unė dua ta njoh sa mė shumė kėtė kulturė tė lashtė. Do tė vij ēdo ditė pėr tė mėsuar. Ėshtė njė ēikė e vėshtirė pėr ne evropianėt qė tė pėrvetėsojmė shumė shpejt gjuhėn kineze."

Ly Yuhong, njė nga punonjėsit nė fshatin olimpik, tha se krahas mėsimdhėnies sė gjuhės kineze, mėsuesit e kėtushėm i ndihmojnė mysafirėt e huaj tė marrin edhe njė emėr kinez.

"Sportistėt e huaj kanė interes shumė tė madh pėr kėtė zonė, qė e quajnė 'zonė e njohjes sė kulturės'. Ėshtė gjė shumė interesante se ata marrin njė emėr kinez, pastaj e shkruajnė nė njė fletė letre me furēė kineze dhe e ruajnė pėr ta marrė me vete kur tė kthehen nė atdhe."

Skermisti suedez Miēel Kauter, qė sapo mori emrin e tij kinez "Kang Ma Ke", e mban nė dorė si margaritar letrėn ku ai vetė shkroi emrin e tij kinez me hieroglife kineze. Ai foli pėr arsyen pse po mėson gjuhėn kineze.

"Unė do tė jetoj kėtu pėr tri javė. Dua tė komunikoj mė shumė me kinezėt. Unė e di se nuk mund ta pėrvetėsoj gjuhėn kineze pėr njė kohė tė shkurtėr, por do tė jetė njė nismė e mirė pėr mua, po tė mėsoj disa fjalė brenda tri javėve."

Pėr t'i ndihmuar sa mė shumė sportistėt e huaj nė mėsimin e gjuhės kineze, Universiteti i Gjuhėve tė Huaja i Pekinit, Universiteti i Gjuhės e Kulturės i Pekinit dhe disa universitete tė tjera tė famshme tė Pekinit kanė dėrguar kėtu pedagogė me pėrvojė tė pasur nė mėsimdhėnien e gjuhės kineze nė vende tė tjera. Njė nga ata ėshtė edhe zonja Zhang Yang, qė thotė se pedagogėt kanė krijuar njė metodė mėsimdhėnieje sipas ambientit dhe rrethanave, qė kėta sportistė tė huaj tė mėsojnė sa mė mirė brenda kohės sė shkurtėr qė do tė jenė nė Pekin.

"Nė mėsimdhėnien sipas ambientit tė gjuhės kineze pėr sportistėt e huaj, kemi pasur parasysh disa rrethana tė jetės nė Pekin, si rrethanat e blerjes nė dyqan, ngrėnies nė restorant, shkėmbimit tė monedhave nė bankė dhe vajtjes nė postė. Nėse ata kėrkojnė tė mėsojnė fjalėt qė janė tė nevojshme pėr bisedėn nė restorant, ne do tė japim njė mėsim pėr tė plotėsuar kėtė kėrkesė. Nė pėrgjithėsi, ēdo mėsim ėshtė 30-minutėsh. Ata do tė ndiejnė suksesin e vet brenda 30 minutave."

Me shtimin e delegacioneve sportive tė vendosura nė fshatin olimpik, zona e mėsimdhėnies sė gjuhės kineze do tė presė mė shumė sportistė tė huaj. Punonjėsit e kėtushėm shpresojnė se, nėpėrmjet kėsaj dritareje, mysafirėt e huaj do ta njohin mė shumė kulturėn kineze. (Zheng)