dëgjoni

Në Lojërat Olimpike të St Louisit u bënë ndryshime në shumë drejtime, duke nxjerrë mësime nga disfata e lojërave olimpike të Parisit. Një pikë e dukshme e këtyre mësimeve ishte që të shmangej me përpjekje rënia e lojërave olimpike në pozitën e aktiviteteve të varura nga Panairi Botëror dhe të vihej në dukje pavarësia e lojërave olimpike.
Të gjitha aktivitet dhe ndeshjet sportive të organiuara gjatë Panarit Botëror të St Louisit u quajtën "sporte olimpike" . Por kjo ishte një ndreqje që kaloi masënm. Madje edhe ndeshjet sportive në shkollat e ndryshme në shtetin Misuri u përfshinë në lojërat olimpike. Prandaj dolën mbi 400 kampionë të lojërave olimpike. Nëpërmjet kësaj propagande, të gjithë morën vesh fjalën "olimpiadë", por kjo fjalë u shpërdorua, sepse shumë lojëra pa asnjë lidhje me olimpiadën u quajtën lojëra olimpike. Më vonë, vetëm 89 nga ato 400 kampione olimpike u njohën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si kompione të vërteta olimpike.


Në krahësim m e Lojërat Olimpike të Parisit, Lojërat Olimpike të St Louisit ishin shumë të suksesshme. Ishte përcaktuar fusha kryesore sportive olimpike, e cila ishte stadiumi i Universitetit të Uashingtonit. Në këtë fushë atletike, kishte pista me cilësi shumë të lartë. Por, gjatësia dhe perimetri i kësaj fushe ishte ndryshe nga ajo e tanishme. Perimetri i fushës atletike të Universitetit të Uashingtonit ishte 536 metra, ndryshe nga 400 metra e fushës atletike të tanishme. Gjatësia e pistave të drejta në stadiumin e Universitetit të Uashingtonit ishte 220 metra, prandaj ajo ishte pista më e gjatë e drejtë asokohe në botë. Shkallët e spektarorëve në stadiumin e Universitetit të Uashingtonit ishin me 40 mijë vende. Në atë kohë, u ndërtua për herën e parë strehë e stadiumit për mbrojtjen nga shiu dhe kabina për ndërrimin e rrobave. Edhe fushat e tjera sportive të Lojërave Olimpike të St Louisit ishin të përparuara. Garat e notit u zhvilluan në liqen artificial. Ky ishte me të vërtetë një përparim shumë i madh në krahësim me edicionin e parë dhe të dytë të lojërave olimpike, ku garat e notit u zhvilluan përkatësisht në det dhe në lumë.
Përparimi i kushteve të fushave sportive nxiti ngritjen e përgjithshme të rezultateve të sportistëve. Veçanërisht në garat atletike dhe të notit, rezulatet e garave në Lojërat Olimpike të St Louisit janë ngritur shumë në krahësim me të dy edicionet e kaluara të lojërave olimpike. (Shy Guan)
|