v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-29 18:10:34    
Intervista e dhėnė nga atletja Klodiana Shala

cri

dėgjoni

Intervista e dhėnė pėr gazetarin e redaksisė sonė Gazmend, nga anėtarėt e delegacionit sportiv tė Shqipėrisė pėr nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, intervistėn me atleten e njohur Klodiana Shala.

1.Klodiana ju jeni njė atlete e njohur ku keni fituar shume medalje,tani do tė merrni pjesė nė Olimpiadėn e Pekinit, si po e prisni?

Pėr fat mund tė thuash kur fiton medalje nga vendi i dytė nė vendin e parė, por unė shkoj pėr herė tė tretė nė Olimpiadė, kėshtu qė nuk besoj se ėshtė fat por ėshtė puna qė unė kam bėrė gjatė gjithė kėtyre viteve nė vazhdimėsi.

2.Ju jeni stėrvitur nė Athine, pse zgjodhėt Greqinė pėr tė bėrė stėrvitjen?

Unė kam qė nė 2003,qė para Olimpiadės Athinė 2004 qė jam stėrvitur dhe vazhdoj tė stėrvitem nė Athinė pėr tė vėtmen arsye se aty mė kanė krijuar kushtet optimale,ndjehem mirė dhe stėrvitja mė shkon perfekt nė ambientet ku unė stėrvitem nė kompleksin Olimpik qė ka ndėrtuar shteti pėr sportistėt qė marrin pjesė pėr Olimpiada.

3.Jeni me fat Klodi qė ju stėrviteni me bashkėshortin tuaj.

Me fat do tė thoja, goxha me fat, por ėshtė dhe fat dhe nganjėherė stresuese kur punojnė burrė e grua bashkė sepse tė dy kėrkojnė maksimumin nė stėrvitje kėshtu qė normalisht unė ndjehem mirė kur unė bashkė me Taulantin qė nė 2002 kemi filluar tė dy stėrvitjen, ai si traineri im, kam pasur goxha rezultate nė Europė.

4.Para pak kohėsh ėshtė folur nė media se Klodiana Shala do tė garoi pėr Greqinė dhe jo Shqipėrinė, kanė qene tė vėrteta?

Unė doja tė thoja dicka,para pak ditėsh u ktheva nga kampionati Europian dhe mė erdhi mirė qė kėto anėtarė tė kryesisė ishin bashkė me mua nė kėtė udhėtim nė kampionatin Europian,oferta kam pasur dhe vazhdoj tė kem nuk ėshtė ndonjė cudi jo vetėm unė por gjithė sportistėt shqiptarė sepse dihet qė ne kemi talent, se tė dalėsh sic ėshtė Sahiti apo Lindita nė qitje dhe tė dalėsh nėnkampion bote nė kėto kushte nuk ėshtė pak. Nė Sllovaki qė ishin nė Kampionatin Europian ishin tė gjithė pėrfaqėsusit e Europės, Presidentėt dhe Sekretarėt dhe tė gjithė i thonin kėtyre anėtarėve tė kryesisė se Klodianėn ju e keni njė shembull pėr Shqipėrinė,por nuk ėshtė cudi qė ne tė kerkohemi nga shtetet e tjera.

5.Shpresoni pėr medalje nė Olimpiadėn e Pekinit?

Jo,medalje nė Olimpiadė nuk bėhet fjalė sepse ėshtė njė konkurencė e madhe sidomos nė atletikė ėshtė e pamundur sepse unė konkuroj me 150 sportistė nė garėn time, por pėr mua qė tė kaloj turin ėshtė njė sukses shumė i madh si pėr mua ashtu edhe pėr atletikėn shqiptare.