v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 24th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-28 20:09:39    
Lidhja me Ekspozitën Botërore---bashkëpunimi i dështuar

cri

dëgjoni

Do të flasim për lidhjen midis Olimpiadës dhe Ekspozitës Botërore, bashkëpunim që fatkeqësisht dështoi.

Në tregimin e herës së kaluar, ju folëm që me përpjekjet e paepura të Kubertanit, grekët ndryshuan më në fund mendimin që Lojërat Olimpike të mbetin përgjithmonë në Greqi dhe Parisi fitoi të drejtën e organizimit të edicionit të dytë të Lojërave Olimpike moderne. Por njëkohësisht, plani i tij që të zgjerojë influencën e Lojërave Olimpike duke shfrytëzuar Ekspozitën Botërore të Parisit, dështoi plotësisht.

Atë kohë, forca ndikuese e Ekspozitës Botërore ishte më e madhe se e Lojërave Olimpike, madje qeveria e atëhershme franceze ia dorëzoi punët përgatitore të Lojërave Olimpike 1900 komisionit përgatitor të Ekspozitës Botërore, ndërsa përgjegjësit kryesorë të këtij komisioni nuk kishin asnjë interes për sportin.

Në fakt, komisioni përgatitor i Ekspozitës Botërore të Parisit i konsideroi Lojërat Olimpike vetëm një shtojcë të ekspozitës, ose një mjet reklame për përhapjen e ekspozitës. Përfaqësuesit e komisionit mendonin se Lojërat Olimpike janë vetëm shfaqje të aktiviteteve sportive dhe të lëvizjeve atletike. Ata nuk përfillën fare projektin e paraqitur nga Kubertani për Lojërat Olimpike të Parisit dhe refuzuan të gjitha kërkesat e tij. Komisioni kishte premtuar që të ndërtonte një stadium të posaçëm, por në fund e shkeli premtimin. Kubertani shpresonte që të zhvillonte një edicion të mrekullueshëm të Lojërave Olimpike në vendlindjen e tij, por ai u dëshpërua plotësisht. Në ditarin e tij rreth Lojërave të dyta Olimpike, Kubertani shënoi kështu: "Në botë ka një vend që është shumë indiferent për Lojërat Olimpike, ai është Parisi". Nga ky fakt del se përpjekjet e atëhershme të Kubertanit nuk u njohën nga shumë njerëz dhe lindja e zhvillimi fillestar i Lojërave Olimpike moderne ishin shumë të vështira.

Për Lojërat Olimpike të vitit 1900 nuk kishte stadium, nuk u zhvilluan as ceremonia e hapjes, as e mbylljes. Për të përputhur me kërkesën e Ekspozitës Botërore, ky edicion olimpik u zgjat për shumë kohë, që garat të shpërndaheshin në disa muaj: në qershor u zhvilluan garat e skermës, në korrik gjimnastika, në gusht noti dhe garat me jaht, në shtator çiklizmi, ndërsa disiplinat e tjera sportive u zhvilluan pa ndonjë plan serioz.

Për shkak se mungoni stadiumet, të gjitha garat e ndeshjet u përdorën si reklamë "e gjallë" e Ekspozitës Botërore. P.sh. ndeshjet e skermës u zhvilluan në zonën e shpatave dhe të thikave të ekspozitës, që të demonstroheshin mallrat. Garat e çiklizmit u zhvilluan në zonën e mjeteve të transportit, ndërsa garat e kanotazhit u caktuan në zonën e produkteve të shpëtimit. Disa gara atletike me pak vlerë reklame, si hedhja e diskut dhe hedhja e çekiçit, komisioni organizativ vendosi të zhvillohen në një pyll të vogël në periferi të Parisit. Disqet ose çekiçët e hedhur pengoheshin shpesh nga degët e drurëve dhe mbeteshin varur në degët e larta, prandaj pas garave, sportistët e punonjësit e komisionit organizativ detyoheshin të ngjiteshin nëpër dru për të marrë disqet e çekiçët.

Më qesharaekja ishte që pas pjesëmarrjes në gara, shumë sportistë madje as nuk dinin se morën pjesë në Lojërat Olimpike, dhe pandehën se ishin në ndonjë aktivitet të Ekspozitës Botërore. Shumë sportistë nuk fituan asnjë diplomë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe disa muaj pas mbylljes së lojarëve, një pjesë e pjesëmarrësve morën një stemë drejtkëndore, ku s'kishte asnjë simbol olimpik. Prandaj në historinë e Lojërave Olimpike moderne, edicioni në Paris mund të konsiderohet si më i ngatërruari në organizim. (Wang Lei)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040