v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 24th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-25 20:44:13    
Dëshira e njëanshme e grekëve për Lojërat Olimpike bashkëkohore

cri

dëgjoni

Para hapjes së edicionit të parë të Lojërave Olimpike bashkëkohore, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që edicioni i dytë i këtyre lojërave të zhvillohej në Paris të Francës. Por, pas zhvillimit të suksesshëm në Athinë të edicionit të parë të Lojërave Olimpike bashkëkohore, grekët treguan entuziazëm të madh për këto lojëra dhe shpresuan se, ashtu si në kohën e Greqisë së lashtë, Lojërat Olimpike do të organizoheshin përgjithmonë në Greqi. Pse kjo dëshirë e grekëve nuk u bë realitet? Le të flasim ngadalë për këtë.

Në Lojërat Sportive Ndërkombëtare, që u zhvilluan në vitin 1894 në Paris, baroni Pierre De Koubertin bëri një propozim që edicioni i parë i Lojërave Olimpike bashkëkohore të zhvillohej në Paris, por propozimi i tij nuk u miratua, për shkak se përfaqësuesit e disa vendeve shpresuan që edicioni i parë i Lojërave Olimpike bashkëkohore të zhvillohej në Greqi, vendlindjen e Lojërave Olimpike të Lashtësisë, si simbol i rilindjes së Lojërave Olimpike. Për këtë arsye, Koubertini u tërhoq, por ai propozoi përsëri që edicioni i dytë i Lojërave Olimpike bashkëkohore të zhvillohej në Paris, sepse në vitin 1900 në Paris do të organizohej Panairi Botëror madhështor. Koubertini shpresonte se, nëpërmjet organizimit të Panairit Botëror, do të zgjerohej edhe ndikimi i Lojërave Olimpike bashkëkohore, të cilat kishin asokohe ndikim shumë të dobët. Ky propozim u miratua njëzëri nga përfaqësuesit pjesëmarrës. Prandaj, që në vitin 1894 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi organizimin në kryeqytetin e Francës Paris të edicionit të dytë të Lojërave Olimpike bashkëkohore.

Por, gjatë organizimit të Lojërave Olimpike në vitin 1896 në Athinë, grekët filluan të kishin mendimin e tyre të ri. Për arsye të organizimit me sukses të madh të edicionit të parë të Lojërave Olimpike, grekët paraqitën mendimin se Lojërat Olimpike qenë një pjesë e kulturës kombëtare të Greqisë, se ato duhej të zhvilloheshin vetëm në Athinë, Athina duhej të ishte vendi i përcaktuar dhe i përjetshëm i organizimit të Lojërave Olimpike bashkëkohore. Madje disa grekë ishin të mendimit se, nëse këto lojëra do të zhvilloheshin në vende të tjera, kjo do të thoshte grabitje e hapur e qytetërimit grek. Prandaj, porsa u mbyllën Lojërat Olimpike të Athinës, mbreti i Greqisë doli personalisht dhe paraqiti kërkesën që Athina të përcaktohej si vendi i përjetshëm i organizimit të Lojërave Olimpike bashkëkohore.

Në atë kohë, kryetari i parë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, greku Demetrius Vikelas, ia la vendin e kryetarit Koubertinit, domethënë Koubertini ishte kryetar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në atë kohë. Koubertini nuk lëshoi aspak pe për këtë propozim të paraqitur nga pala greke dhe nuk e pranoi në mënyrë të prerë. Koubertini tha se Lojërat Olimpike janë të Greqisë dhe njëkohësisht janë edhe të të gjithë botës dhe se Lojërat Olimpike bashkëkohore duhet të organizohen me radhë në vende të ndryshme të botës, pasi vetëm kështu do të tregohet karakteri i tyre botëror dhe ato do të kenë më shumë vitalitet. Nga mendimi i tij, Koubertini u konsiderua madje nga disa grekë ekstremë si hajdut e grabitës i hapur i qytetërimit të Greqisë.

Faktet vërtetojnë se mendimi i Koubertinit është largpamës dhe pikërisht nga forma e organizimit me radhë të tyre në vende të ndryshme, Lojërat Olimpike janë zhvilluar dhe janë shndërruar në aktivitetet më madhështore sportive e kulturore sot në botë.(Drita-Daming )

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040