v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-24 19:34:00    
Pjesa e tretė e grimcave humoristike nė edicionin e parė tė Lojėrave Olimpike bashkėkohore (3)

cri

dėgjoni

Ndėr disiplinat e atletikės nė edicionin e parė tė Lojėrave Olimpike ishte edhe vrapimi i maratonės. Asokohe, gjatė vrapimit nuk kishte instalime pėrkatėse si tani, me pika tė dhėnies sė ujit tė pijshėm atletėve, prandaj ata vraponin nė kushte tė vėshtira. Grekėt qė nga lashtėsia e kishin zakon tė pinin verė duke parė garat sportive. Kur vrapuesit nuk duronin dot etjen pėr ujė, shikuesit grekė u jepnin me ngrohtėsi verė pėr tė pirė. Kur kishin etje tė madhe, sportistėt pinin pa pyetur fare se ēfarė pijeje ishte. Kėshtu, gjatė rrugės, ata duke vrapuar dhe duke pirė verė. Nė fund, shumė sportistė u dehėn nga vera dhe nuk arritėn nė pikėn e mbėrritjes.

Nja 3-4 kilometra larg stadiumit kryesor, ndėr 5 vrapuesit e parė, 3 ishin grekė. Kur u pėrhap ky lajm nė fushėn kryesore, tė gjithė spektatorėt grekė aty brohoritėn. Me tė vėrtetė, mė nė fund njė vrapues grek hyri i pari nė stadium, ai quhej Spiridon Louis, profesioni i tij ishte mbartėsi i ujit nė fshat.

Kur Louisi arriti i pari nė pikėn e mbėrritjes, njerėzit u vėrsulėn si tė tėrbuar aty, duke e pėrqafuar, e ngritėn dhe e hodhėn lart nė ajėr. Njė anėtar i oborrit mbretėror grek i dha po aty Louisit njė ēek me njė shumė tė madhe parash, njė menaxher i hotelit i premtoi t'i ofronte gjithė jetėn falas shėrbime hotelerie, si ushqim e fjetje, njė berberi i premtoi t'i shėrbente gjithė jetėn falas, kėpucarėt thanė se do ta ofronin gjithė jetėn falas kėpucėt, kurse banorėt e thjeshtė nuk kishin ēfarė t'i jepnin dhe thirrėn me tė madhe qė Louisi tė bėhej ministėr. Disa pasanikė thanė se do t'i martonin vajzat e tyre me Lousin. Nė kėtė mėnyrė Lousi u bė heroi kombėtar i gjithė Greqisė.

Nė atmosferėn e ngrohtė festive tė grekėve, nė edicionin e parė tė Lojėrave Olimpike u shėnuan shumė suksese tė shkėlqyera. Mbreti i atėhershėm i Greqisė Johann Xhorxhi i Parė ua shpėrndau personalisht sportistėve medaljet.

Asokohe Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar nuk kishte kritere tė rrepta pėr cilėsinė, pamjet dhe standardet e medaljeve. Grekėt ishin tė mendimit se floriri ishte shumė popullor, prandaj nuk vendosėn medaljen e artė, por vetėm medaljen e argjendtė dhe tė bronztė. Domethėnė, kampioni i atėhershėm fitonte vetėm medaljen e argjendtė dhe njėkohėsisht njė certifikatė bashkė me njė degė ulliri, nėnkampioni fitonte vetėm medaljen e bronzit, njėkohėsisht njė certifikatė bashkė me njė degė dafine, kurse fituesi i vendit tė tretė nuk merrte asgjė. Prandaj edicioni i parė i Lojėrave Olimpike bashkėkohore qe edicioni pa medalje tė artė nė historinė e kėtyre lojėrave.

Nė kėtė edicion tė parė, sukseset e sportistėve amerikanė ishin shumė tė dukshme, ata fituan 11 tituj kampion. Vendin e dytė pėr numrin e titujve kampion e zunė sportistėt grekė me 10, kurse vendin e tretė ata gjermanė me 6,5.

Nė kėtė edicion nuk morėn pjesė femrat. Por thuhej se para hapjes sė tij kėrkesa e njė femre pėr t'u regjistruar nė garėn e vrapimit tė maratonės u refuzua nga Komiteti Organizativ, i cili mendoi se ajo ishte e sėmurė psikike. Por megjithatė, kur krisi revolja e nisjes, ajo vrapoi sė bashku me meshkujt gjatė gjithė rrugės pėr 4 orė e gjysmė. Me gjithė mungesat e tė metat e shumta, edicioni i parė i Lojėrave Olimpike bashkėkohore qe faqja e parė nė historinė e kėtyre lojėrave dhe pati rėndėsi tė madhe.

( Drita-Daming)