dëgjoni
Me ndihmën e Panairit Botëror të Londrës, në vitin 1908, u organizuan në Londër Lojërat e 4-ta Olimpike. Por, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Kubertani kishin shumë merak, sepse atyre nuk u shlyhej nga kujtesa që 2 edicionet e mëparshme të lojërave olimpike u bënë aktivitete të varura nga panairi botëror. Ata nuk e parashikonin se këtë herë, bashkëpunimi me panairin botëror do të arrinte suksese shumë të mëdha.

Me përpjekjet e mëdha të Komitetit Olimpik të Londrës, përveç zgjatjes pak në kohë, pothuajse Lojërat Olimpike të vitit 1908 në Londër nuk u ndikuan nga panairi botëror. Në atë kohë, qëllimi i dhënies së ndihmës ekonomike nga panairi botëror i Londrës ishte për nderin e kombit britanik, jo për interesa tregtare. Kjo siguroi që bashkëpunimi të zhvillohej në një atmosferë të gëzueshme.

Me fondet e dhëna nga panairi botëror, Komiteti Olimpik i Londrës ndërtoi një stadium të madh, i cili mund të përfshinte mbi 70 mijë spektatorë. Kjo ishte një mrekulli në atë kohë. Pista e këtij stadiumi u shtrua për herë të parë me zgjyra qymyri. Perimetri i kësaj piste ishte 536 metra. Në këtë stadium, u ndërtuan fushat e kërcimit së gjati, të hedhjeve, të gjimnastikës, të mundjes dhe të futbollit, të cilat ishin shumë të ngjashme me ato të stadiumeve moderne komplekse. Por kishte ndryshim, që në qendrën e fushës sportive ishte gërmuar një gropë e madhe për të ndërtuar një pishinë me gjatësi prej 100 metrash dhe gjerësi prej 15 metrash dhe ishte ndërtuar një trampolinë të kërcimit në ujë. Në kushtet e atëkohshme, ky stadium ishte një ndërtesë e mrekullueshme.

Tani, ne mund ta imagjinojmë atmosferën e gëzueshme kur u zhvilluan garat dhe ndeshjet e ndryshme në këtë stadium. Në pistën e stadiumit zhvillohej gara e vrapimit 100 metra, ndërsa në qendër e tij sportistët po hidheshin në ujë nga platforma. Në të njëjtën kohë, zhvilloheshin garat e notit dhe të çiklizmit.
Në atë kohë, ky stadium ishte një fushë e rëndësishme për propagandimin e sportit modern. Ai u ofroi spektatorëve shkallë me konstruksion çeliku, gjë që ishte një risi në historinë e ndërtesave sportive. Në historinë e lojërave olimpike moderne, Lojëra Olimpike të Londrës kishin shumë risi dhe shumë ndër to kishin rëndësinë e gurit themeltar.

Së pari, komiteti olimpik i Londrës rishikoi rregullat e shumë ndeshjeve, veçanërisht rregullat e garave të atletikës. Shumica e rregullave të rishikuara përdoren edhe sot.
Së dyti, në ceremoninë e hapjes, me kërkesën e anglezëve, lojtarët e delegacioneve të vendeve dhe rajoneve të ndryshme ishin veshur me uniformë sportive kaluan për herë të parë përqark fushës sportive nën drejtimin e flamurit kombëtar ose rajonal. Kjo ceremoni e hyrjes së delegacioneve vijon edhe sot.
Së treti, në këtë edicion, numri i vendeve dhe rajoneve pjesëmarrëse arriti në 22 dhe numri i sportistëve ishte 2034. Ndër ta kishte 36 sportiste femra, gjë që tregon që më shumë femra po merrnin pjesë në lojërat olimpike. (Shy Guan)
|