v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 24th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-21 20:24:21    
Pjesa e parë e grimcave humoristike në edicionin e parë të Lojërave Olimpike bashkëkohore(1)

cri

dëgjoni

Megjithëse u zhvillua edicioni i parë i Lojërave Olimpike bashkëkohore, ndikimi i tyre ishte shumë i kufizuar dhe ana organizative ishte e papjekur, prandaj ndodhën në to shumë ngjarje humoristike.

Kemi folur për fituesin e parë të medaljes së artë në historinë e Lojërave Olimpike bashkëkohore, sportistin amerikan dhe studentin e Universitetit të Harvardit Xhams Konolly, që u përjashtua nga shkolla për shkak se nuk mori leje para pjesëmarrjes së tij në këto lojëra në Athinë. Kjo tregoi në mënyrë të gjallë se në fund të shekullit të 19-të shumë njerëz nuk i njihnin akoma Lojërat Olimpike. Me nisjen e edicionit të parë të Lojërave Olimpike bashkëkohore, qeveria greke u kishte dërguar ftesë vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Kinën, por shumica dërrmuese e këtyre vendeve, ndër to edhe Kina, nuk i dërguan ekipet e tyre për të marrë pjesë në këto lojëra, për arsye të mungesës së njohjes së Lojërave Olimpike ose për shkaqe të tjera. Vendi fqinj i Greqisë, Italia, dërgoi vetëm një sportist nga Milanoja, por ai u konsiderua si sportist profesionist nga Komiteti Organizativ, prandaj nuk u lejua të merrte pjesë në këto lojëra.

Ne e dimë se në edicionin e parë të Lojërave Olimpike u vendosën 9 disiplina të mëdha sportive: atletika, noti, peshëngritja, qitja, çiklizmi, mundja klasike, gjimnastika, skerma dhe volejbolli. Në fakt, sipas të dhënave përkatëse, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike kishte një plan për vendosjen e disiplinës sportive të garës së jahtingut, por nuk u zhvilluan garat e kësaj disipline sportive. Për shkaqet e anulimit të këtyre garave kishte dy variante: sipas të parit, moti nuk ishte i mirë, frynte erë e madhe në det, prandaj nuk mund të zhvilloheshin këto gara; kurse sipas të dytit, thuhej se nuk kishte sportistë të regjistruar në këto gara, prandaj ato u detyrua të anuloheshin. Perdja e edicionit të parë të Lojërave u ngrit po më 6 prill, pas ceremonisë së hapjes. Fusha sportive prej mermeri në Athinë ishte në formë U-je, me një gjatësi rreth 333.33 metra, ndërsa gjerësia e saj ishte 192 metra. Për shkak se në këndin e vogël të kthesës kishte mundësi të ndodhte aksident, vendi organizator nuk vendosi llojin e vrapimit 200 metra, kjo qe e vetmja herë në historinë e Lojërave Olimpike. Gara finale e vrapimit 100 metra u zhvillua më 10 prill.

Në këtë edicion, vrapimi 100 metra ishte i vetmi lloj vrapimi i distancave të shkurtra. Për të shmangur ngatërrimin e korsive të vrapimit të sportistëve, këto korsi u ndanë jo si sot me vijë të shënuar në tokë, por me litarë të gjatë të ngritur 40 centimetra nga toka. Edhe veshjet e sportistëve të atëhershëm ishin jo si tani. Vrapuesit visheshin më në modë, me çizme prej lëkure. Poza e tyre e nisjes së vrapimit ishte e ndryshme, disa me dy krahë në mes, disa gjysmë të ulur, disa me krahë të hapur si shqiponjë, disa me dy bastunë të mbështetur në duart. Vetëm një sportist amerikan u nis me këmbët në dy gropa të vogla të hapura në tokë prej tij, me dy duart të mbështetura në tokë dhe me vithe të ngritura lart. Të gjithë shikuesit qeshën kur e panë këtë pamje të amerikanit, duke menduar se ai do të rrëzohej në tokë, kur u dha shenja e nisjes. Por në fakt, kur krisi revolja e nisjes, ky sportist amerikan u vërsul si sustë nga toka dhe me 12 sekonda fitoi titullin kampion në vrapimin 100 metra në edicionin e parë të Lojërave Olimpike. Më vonë njerëzit kuptuan se ajo pozë e nisjes së vrapimit ishte teknika më e përparuar e nisjes dhe përdoret nga sportistët deri më sot në Lojërat Olimpike. (Drita-Daming)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040