v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 24th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-18 19:27:34    
Hapja e edicionit të parë të Lojërave Olimpike në kohën e sotme

cri

dëgjoni

Në rubrikën e kaluar ju folëm për rënien e Lojërave Olimpike të Lashtësisë dhe që nga rubrika e sotme do të hedhim një shikim tek Lojërat Olimpike të kohës së sotme. Tani do të fillojmë të flasim për edicionin e parë të Lojërave Olimpike në kohën e sotme.

Në orën 3 të pasdites së 6 prillit të vitit 1896, mbreti i Greqisë Johann Gjeorgj i parë, shpalli të hapur edicionin e parë të Lojërave Olimpike të kohës së sotme. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Lebaron Pierre De Koubertin dhe funksionarë të tjerë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në këtë ceremoni u ekzekutua një melodi klasike solemne, e cila u caktua në vitin 1958 nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si këngë hymni e Lojërave Olimpike. Kompozitori i kësaj kënge ishte greku Spiros Samaras dhe autori i tekstit të saj ishte Kostis Palamas. Në atë kohë grekët treguan një entusiazëm jashtëzakonisht të madh për këtë ngjarje dhe numri i spektatorëve pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes arriti në 80 mijë, shifër kjo që u thye vetëm në vitin 1932, kur u hapën Lojërat Olimpike në Los Anxhellos.

Për shkak se shumica e vendeve të botës në atë kohë kishin shumë pak njohuri për Lojërat Olimpike, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dërguan shumë ftesa, por mori shumë pak përgjigje. Kështu në edicionin e parë të Lojërave Olimpike morën pjesë vetëm 241 lojëtarë meshkuj të 13 vendeve, si të SHBA-së, të Gjermanisë, të Francës, të Danimarkës etj.

Në edicionin e parë të Lojërave Olimpike u vendosën vetëm 43 lloje të imta të garave të 9 llojeve të mëdha sportive, si atletika, biçikleta, noti, gjimnastika, mundja klasike, tenisi, skerma, ngritja e peshës dhe qitja. Garat e ndeshjet u zhvilluan sipas traditave të Lojërave Olimpike të Lashtësisë. Nuk pati lloje të sporteve kolektive dhe as të lojëtareve femra.

Ndeshja e parë e edicionit të parë të Lojërave Olimpike u zhvillua në fushën atletike, e cila u përdor për ndeshjet e skermës gjatë Lojërave Olimpike të Athinës të vitit 2004. Kjo fushë sportive nuk mund të përdoret më si fushë atletike në ndeshjet sportive moderne, sepse ajo është në formë U-je dhe gjatësia e kanalit të drejtë është 192 metra sipas formës së ndeshjeve të Lojërave Olimpike të Lashtësisë, dhe jo 160 metra sipas kërkesës së fushës atletike standarde në kohën e sotme. Kjo fushë sportive me mermere të bardha zinte në atë kohë 60 mijë spektatorë, pra qe fusha më e madhe sportive në botë para vitit 1932.

Kampioni i parë në historinë e Lojërave Olimpike të kohës së sotme ishte sportisti amerikan Xheims Konnolly për kërcimet së gjati, i cili me 13,71 metra të kërcimit tre hapash fitoi titullin e kampionit. Me këtë medalje të artë të kërcimit së gjati Konnolly u bë kampioni i parë në historinë e Lojërave Olimpike të kohës së sotme. Por ai bëri shumë sakrifica për fitimin e kësaj medalje të artë, sepse atë kohë ka qenë student në vitin e parë të Universitetit Harvard të SHBA-së por nuk mori lejen e shkollës megjithatë shkoi për pjesëmarrjen në këto lojëra. Ai u kthye në atdhe duke marrë me vete medaljen e artë të Lojërave Olimpike, pasi u përjashtua nga Universiteti për shkak të shkeljes së rregullave të shkollës.(Drita-Daming)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040