dëgjoni
Zhdukja e Lojërave Olimpike të Lashtësisë ishte një fakt në periudhën e mesjetës në Evropë, kur kristianizmi ishte në pozitën sunduese në Evropë. Një nga veglat, që përdorte kristianizmi për sundimin e mendimeve të njerëzve, ishte asketizmi. Kjo ideologji ishte krejtësisht ndryshe nga mendimi i harmonizmit të trupit me shpirtin, që iniciatonte Greqia e lashtë.
Asketistët ishin të mendimit se trupi është burgu i shpirtit, njerëzit kur shpëtonin shpirtin e vet, duhet të flaknin të gjitha gëzimet reale dhe të ndiqnin lumturinë e jetës së ardhshme. Njerëzit që jetonin gjatë kohës së mesjetës në Evropë, shpresonin të thyenin sa më parë këtë burg të trupit, në mënyrë që shpirti i tyre të hynte sa më parë në parajsën për të gëzuar lumturinë e përjetshme. Në këtë sfond të përbuzjes së realitetit dhe të trupit, zhvillimi i sportit dhe i fiskulturës ishte penguar shumë dhe jeta shoqërore ndodhej në rënien e gjithanshme.
Kështu cilësia shëndetësore e njerëzve ishte në rënien e përgjithshme, sëmundjet përhapeshin dhe ekonomia e kultura u rënuan seriozisht.

Në periudhën e vonshme të mesjetës së Evropës, lindja e kapitalizmit kishte formuar një rrymë të madhe të rilindjes së letërsisë e arteve dhe të reformës fetare. Në këtë lëvizje të rilindjes së letërsisë e arteve, klasa e re borgjeze bënte luftë me forcën e asketizmit të Evropës. Në atë kohë forcat borgjeze ishin të dobëta dhe nuk ishin në gjendje të kundërviheshin me forca të mëdha ndaj kishës krishtere, prandaj ato me flamurin e rilindjes së Romës së lashtë luftonin kundër sundimit të errët të mesjetës së Evropës. Shumë ideologë të përparuar të asokohe panë se në Lojërat Olimpike të Lashtësisë dhe në sistemin arsimor të Greqisë së lashtë kishte shumë armë kundër forcave të kishës, prandaj ata e konsideronin synimin për zhvillimin harmonik të trupit dhe shpirtit si një armë kundër kishës.
Në shumë vepra të tyre ideologë e artistë të asokohe demonstronin këtë prirje, siç ishin disa vepra skulpturore të Michelangelo Bounarotit.
Shumë piktorë të njohur të asokohe, edhe pse punonin për kishën, por megjithatë e demonstronin trupin e njeriut shumë të fortë, duke konsideruar këtë demonstrim si një vegël të luftës kundër kishës. Nën ndikimet e kësaj ideologjie, pikëpamjet e njerëzve ndaj bukurisë pësuan ndryshime rrënjësore.
Njërëzit kuptuan se për të gëzuar lumturinë reale, duhet pasur një shëndet i fortë fizik dhe se pjesëmarrja në aktivitetet sportive dhe synimet për shëndetin dhe bukurinë fizike e shpirtërore ishin një bazë më e rëndësishme e disponizmit të lumturisë. Pikërisht ky koncept hodhi një bazë shumë të mirë për zhvillimin e sportit dhe fiskulturës moderne.
Në shekullin '18, disa arsimtarëve dhe sportistëve të Evropës u lindi mendimi për rilindjen e Lojërave Olimpike të Lashtësisë. Disa persona të përparuar borgjezë bënë provë të rilindjes së këtyre lojërave, por provat dështuan, për shkak se nuk pati mundësi të kopjimit të një Olimpiade të njëllojtë me Lojërat Olimpike të Lashtësisë në shoqërinë moderne.
Mirëpo përvojat e mësimet e tyre i lanë përshtypje të çmueshme themeluesit të Lojërave Olimpike të kohës sotme Le baron Pierre de Koubertin. Ai shpresonte të krijohej një takim i madh sportiv me emrin: "Lojërat Olimpike".
(Drita-Daming )
|