dëgjoni
Në rubrikën e kaluar u shkrua rënia e shoqërisë skllavopronare të Greqisë së Lashtë dhe rënien paralele të Lojërave Olimpike të Lashtësisë. Në këtë program do të shkruhet procesi i rënies së Lojërave Olimpike të Lashtësisë.
Në shekullin e dytë para erës sonë, Roma e pushtoi Greqinë e Lashtë dhe Lojërat e famshme Olimpike të Lashtësisë filluan të rrënoheshin në mënyrë të gjithanshme. Deri në fund të shekullit të 4-t të erës sonë, perandori i atëhershëm romak Teodosi i Parë, që sundonte Greqinë, e shpalli krishterimin si fenë shtetërore të Perandorisë Romake, që adhuronte Perëndinë e Jezusin, dhe njëkohësisht i konsideroi Lojërat Olimpike të Lashtësisë, që i blatoheshin hyjnisë Zeus, si veprimtari pagane. Për të ruajtur sundimin e Romës mbi Greqinë dhe njëkohësisht për të konsoliduar statusin e krishterimit, në vitin 394 të erës sonë, perandori Teodosi i Parë dha urdhrin që të ndërpriteshin Lojërat Olimpike të Lashtësisë. Që nga ajo kohë, u zhdukën përfundimisht Lojërat Olimpike të Lashtësisë, që u zhvilluan për 293 herë dhe përshkuan 1169 vjet.

Lindja e (krishterimit) fesë së krishterë në periudhën e Romës së Lashtë qe një faktor i rëndësishëm për rënien e Lojërave Olimpike të Lashtësisë. Në zemrën e besimtarëve të krishterë, Perëndia shpëtonte shpirtin e njeriut dhe jo trupin e tij. Ata ishin të mendimit se trupi ishte i përkohshëm, kurse shpirti i amshuar. Prandaj besimtarët e krishterë ishin të mendimit se zhvillimi i përsosur i fizkulturës dhe i aktiviteteve fetare blatuese, që parapëlqenin grekët, ishin në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë, ishin që të gjitha aktivitete kundër tij, prandaj ata i bojkotonin me të gjitha forcat. Perandori i Perandorisë Romake Teodosi i Parë filloi të sundonte gjithë Perandorinë Romake që nga viti 392 i erës sonë. Ai qe perandori i fundit që sundoi Perandorinë e bashkuar Romake. Ai e përcaktoi krishterimin si fe shtetërore dhe i konsideroi Lojërat Olimpike të Lashtësisë si veprimtari pagane në kundërshtim me dogmat e krishterimit, prandaj në vitin 394 të erës së re i anuloi zyrtarisht këto Lojëra.
Në vitin 395 Olimpia pësoi humbje të mëdha nga lufta katastrofike. Deri në vitin 426, perandori Teodosi i Dytë, në emër të krishterimit, dha urdhrin që të digjeshin të gjitha ndërtimet e Olimpias. Tempulli i Zeusit, që shohim në fotografi, qe një nga 7 mrekullitë e lashtësisë, por pas kësaj katastrofe, mbetën vetëm gërmadhat e tij. Pas njëqind vjetëve, vërshimet e mëdha të ujit dhe tërmetet e forta e fundosën thellë nën tokë Olimpian. Kështu mbeturina e Lojërave Olimpike të Lashtësisë u shkatërrua plotësisht. Me kalimin e kohës, Olimpia u bë thjesht një terren për nxjerrjen e gurëve. Lojërat Olimpike të Lashtësisë nisën të harrohen gradualisht nga njerëzit, madje një pjesë e madhe e grekëve të mëvonshëm nuk e dinin se këtu ishin zhvilluar Lojërat Olimpike të Lashtësisë të përmasave të mëdha.
Megjithëse Lojërat Olimpike të Lashtësisë pushuan, fryma dhe ideali i tyre i harmonisë e unitetit nuk janë zhdukur dhe më vonë në mesjetën e errët zjarri i qytetërimit të Lojërave Olimpike të Lashtësisë u zbulua dhe u ndez përsëri nga ideologët e atëhershëm që ishin kundër sundimit të errët. (Drita-Daming)
|