v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 7th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-14 19:41:44    
Karakteristikat e theksuara kombëtare dhe fetare në Lojërat Olimpike të Lashtësisë

cri

dëgjoni

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë, kishte kufizime shumë të rrepta për sportistët. Grekët e lashtë ishin të mendimit se Lojërat Olimpike ishin të shenjta dhe se vetëm gjaku i pastër ishte respekt ndaj çështjeas së shenjtë. Si rrjedhim i këtare kërkesave të rrepta ndaj sportistëve që nga ana e gjakut dhe deri te virtytet morale, shumica e sportistëve të Lojërave Olimpike të Lashtësisë ishin aristokratët skllavopronarë.

Sportistët duhej të përputheshin me këto kërkesa: e para, duhej të ishin me gjak të pastër grek, domethënë Lojërat Olimpike të Lashtësisë ishin lojëra vetëm për një komb dhe nuk lejohej pjesëmarrja e kombeve të tjera. E dyta, sportistët duhej të ishin qytetarë të lirë që nuk kishin kryer krime dhe njerëzit me probleme morali ose skllevërit nuk mund të merrnin pjesë në to. E treta, të gjithë sportistët duhej të ishin meshkuj. E katërta, sportistët duhej të bënin stërvitje të përqendruar në 10 muajt para fillimit të lojërave. Gjatë 9 muajve të parë, ata bënin stërvitje në qytet-shtetin e vet, ndërsa në muajin e fundit shkonin në qytet-shtetin ku organizoheshin Lojërat Olimpike dhe bënin stërvitje nën drejtimin e gjyqtarëve.

Gjatë muajit të fundit të stërvitjes, pjesëmarrësit e Lojërave Olimpike qëndronin nën kontrollin dhe drejtimin e gjyqtarëve. Ata nuk mund të hanin mish dhe hanin vetëm ushqime si fiq, supë zarzavatesh, gështenja etj. Pas përfundimit të stërvitjes, gjyqtarët zgjidhnin pjesëmarrësit sipas cilësisë trupore, morali personal etj. Emrat e pjesëmarrësve gdhendeshin në një pllakë druri, e cila vihej në vendin më të dukshëm të Olimpias.

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë kishte kufizim shumë të rreptë për numrin dhe kualifikimin e pjesëmarrësve. Shumë zejtarë humbnin rastin e pjesëmarrjes në lojërat olimpike, sepse ishin të zënë për të siguruar bukën e gojës dhe nuk mund të vazhdonin stërvitjet sistemore për një kohë të gjatë. Kështu, shumica e pjesëmarrësve ishin aristokratë skllavopronarë. Qytetarët e lirë dhe jo të pasur nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në to.

Pasi kualifikoheshin pjesëmarrësit në këto lojëra, përpara shtatores së shenjtë të Zeusit zhvillohej ceremonia e betimit, që ishte një ceremoni e rëndësishme. Sportistët e kualifikuar ngrinin dorën e djathtë, e thërrisnin me zë të lartë emrat dhe qytet-shtetet e tyre. Ata betoheshin që kishin mbaruar stërvitjen 10-mujore, dhe që nuk do të përdornin mënyra jo të drejta për fitim e nuk do të shkelnin rregullat e lojërave olimpike. Përndryshe, do të dënoheshin nga Zeusi.

Kjo ceremoni betimi me ngjyrë fetare siguronte që shumica e sportistëve besimtarë të mos guxonin të vepronin jashtë rregullave. Shkelësit e rregullave dënoheshin me gjobë shumë të madhe dhe rriheshin me kamxhik. Në hyrjen e fushës së lojërave olimpike ishin vënë 6 skulptura të shenjta bronzi të Zeusit, të cilat u bënë me gjobat e shkelësve të rregullave. Në to u gdhendën emrat të gjobiturve arsyet e gjobës.

Pas një vargu kontrollesh shumë serioze, sportistët zhvisheshin dhe hynin në fushën sportive, ku do të përpiqeshin për të dalë kampionë, për nderin e tyre dhe nderin e qytet-shteteve që përfaqësonin. (Shyguan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040