v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 7th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-14 19:37:23    
Gjyqtarët në Lojërat Olimpike të Lashtësisë

cri

dëgjoni

Gjyqtarët e Lojërave Olimpike të Lashtësisë, që kishin kompetenca shumë të mëdha, visheshin zakonisht me një togë të purpurt, në kokë mbanin një kurorë me degë ulliri dhe në duar mbanin një kamxhik ligjor që simbolizonte autoritetin. Ky kamxhik përdorej për të rrahur sportistët, kur ata shkelnin rregullat sportive.

Një muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, sportistët grumbulloheshin afër vendit ku do të organizoheshin këto Lojëra, me qëllim që të njihnin rregullat sportive. Në të njëjtën kohë, gjyqtarët kualifikonin sportistët sipas rregullores. Kualifikimi i sportistëve të Lojërave Olimpike të Lashtësisë ishte shumë serioz dhe kishte shumë kërkesa të përcaktuara. Gjyqtarët mund të vendosnin pjesëmarrjen ose jo të sportistëve në Lojërat Olimpike

Përveç kësaj, gjyqtarët kishin një detyrë edhe më të rëndësishme për të shpërndarë urdhrin e shenjtë të pushimit të luftës. Urdhri i shenjtë i pushimit të luftës ishte një nga arsyet e rëndësishme që siguroi vazhdimësinë e zhvillimit të mbarë të Lojërave Olimpike të Lashtësisë për mbi 1000 vjet. Para fillimit të Lojërave Olimpike të Lashtësisë, një gjyqtar shkonte hipur në kalë për të marrë zjarrin e shenjtë nga Mali i Shenjtë Olimp, dhe u dërgonte qytet-shteteve të Greqisë urdhrin e shenjtë të pushimit të luftës. Në këtë kohë, pushonin të gjitha luftërat dhe hapeshin përsëri të gjitha rrugët që ishin të mbyllura për shkak të luftës. Nëpërmjet këtyre rrugëve, njerëzit mund të shkonin në Olimpia për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë, gjyqtarët kishin edhe detyrë për të drejtuar sportistët për betim në Tempullin e Zeusit, të organizonin ndeshjet e garave, të përcaktonin fituesit etj.

Gjyqtarër kishin një pozitë shumë të lartë në Lojërat Olimpike të Lashtësisë. Është një gjë e pabesueshme se për një kohë të gjatë kishte vetëm një gjyqtar në Lojërat Olimpike të Lashtësisë. Në periudhat e mëvonshme, numri i gjyqtarëve ishte vetëm 10. Por Lojërat Olimpike Dimërore moderne të Torinos patën mbi 650 gjyqtarë. Ndërsa në Lojërat Olimpike Verore mund të kenë mijëra gjyqtarë.

Gjatë 200 vjetëve të parë, në Lojërat Olimpike të Lashtësisë punonte gjyqtari i vetëm, mbreti i Greqisë së lashtë. Më vonë, gjatë mbi 1000 vjetëve të Lojërave Olimpike të Lashtësisë, këtë detyrë e kryente një familje nga qytet-shteti Elis, duke e trashëguar atë brez pas brezi. Në vitin 480 para erës sonë, numri i gjyqtarëve u shtua në 9 dhe filloi të ndahej puna e tyre. Në Lojërat e 108-ta Olimpike të Lashtësisë të vitit 384 para erës sonë, numri i gjyqtarëve u fiksua në 10.

Si garantohej që gjyqtari i një qytet-shteti të gjykonte me drejtësi sportistët të qytet-shtetet e tjerë? Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë, betimi në tempullin e Zeusit, si një masë e rëndësishme, siguronte drejtësinë e ndeshjeve. Kjo ceremoni kishte forcë shumë të madhe dominuese, që siguronte drejtësinë në Lojërat Olimpike të Lashtësisë. Në mitologjinë e Greqisë së Lashtë, Zeusi ishte mbreti i të gjithë hyjnive dhe përdorte rrufenë si arma e tij. Nëse shkelnin betimin e tyre, gjyqtatët dënoheshin rreptë nga Zeusi.

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë, ai që nuk pranonte gjykimin e gjyqtarëve, mund të bënte apelim. Nëse zbuloheshin gabime në gjykim, gjyqtarët dënoheshin me gjobë të madhe. Por gjykimi i gabuar i tij nuk mund të korrigjohej. Ky rregull është ruajtur deri në Lojërat Olimpike Moderne.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinës! Të dashur dëgjues, në minirubrikën "Tregime Olimpike", ju folëm për gjyqtarët e Lojërave Olimpike të Lashtësisë. (Shyguan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040