v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 7th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-14 20:18:24    
Armëpushimi i shenjtë gjatë Lojërave Olimpike të Lashtësisë

cri

dëgjoni

Duke analizuar burimet e Lojërave Olimpike të Lashtësisë nga prizmi historik dhe i sotshëm, ne mund të shikojmë tri shkaqet e lindjes së tyre.

Së pari, midis qytet-shteteve të Greqisë së Lashtë ndodhnin shumë luftëra. Për të arritur fitore, të gjithë me anën e kalitjes sportive forconin shëndetin e luftëtarëve dhe kështu lindën aktivitetet sportive, të cilat u shndërruan gradualisht në garat sportive, duke hedhur bazën për lindjen e Lojërave Olimpike të Lashtësisë.

Së dyti, në Greqinë e Lashtë, sa herë organizoheshin aktivitete blatimi, organizoheshin edhe manifestime fetare, ku shprehej respekti ndaj hyjnive nëpërmjet shfaqjeve me këngë e valle, si dhe konkurrimeve sportive. Grekët e lashtë e konsideronin Zeusin si kryehyjni, prandaj ceremonitë e blatimit ndaj Zeusit ata i bënin në mënyrë jashtëzakonisht solemne, duke nxitur kështu lindjen e ndeshjeve të Lojërave Olimpike të Lashtësisë.

Së treti, në Greqinë e Lashtë ekzistonin mbi 200 qytet-shtete, midis të cilave ndodhnin shpesh luftime. Përballë luftërave të pandërprera, banorët e Greqisë së Lashtë kishin etje të madhe që të kishin një periudhë të shkurtër paqësore. Kështu ata shpresonin që gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike të shpallej armëpushimi në emër të hyjnive, për t'ia arritur qëllimit të pakësimit të luftërave dhe të shkëputjes nga fatkeqësitë. Prej këtij shkaku lindi "Armëpushimi i shenjtë" gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike të Lashtësisë.

Para zhvillimit të Lojërave Olimpike të Lashtësisë, gjyqtari, me një kalë të shpejtë dhe me pishtarin e ndezur para tempullit të Olimpias u shpërndante qytet-shteteve urdhrin e "armëpushimit të shenjtë". Sipas këtij urdhri të gjitha luftimet duhej të ndërpriteshin dhe duhej të hapeshin të gjitha rrugët, që ishin mbyllur nga luftimet. Banorët grekë filluan të shkonin në Olimpia për të marrë pjesë në ndeshjet sportive.

Në historinë e Lojërave Olimpike të Lashtësisë kanë ndodhur disa raste të shkeljes së armëpushimit të shenjtë dhe fajtorët janë ndëshkuar me gjoba të rënda ose me ndëshkime të tjera. Për shembull, në Lojërat e 90-ta Olimpike të Lashtësisë në vitin 420 para erës së re, banorët e Spartës, nën pretekstin e mosnjohjes së këtij urdhri, dërguan trupa për të sulmuar një qytet-shtet tjetër. Si pasojë, ata u dënuan ashpër nga qytet-shtetet e tjera, duke u privuar jo vetëm nga e drejta e pjesëmarrjes në këto Lojëra, por edhe duke u ndëshkuar me gjoba të rënda në para. Por, rastet e shkeljes së armëpushimit ishin shumë të pakta, nga armëpushimi i shenjtë Lojërat Olimpike të Lashta u bënë një takim miqësor jashtë luftës.

Lojërat Olimpike të Lashtësisë lindën në sfondin e luftës dhe të blatimeve fetare, duke demonstruar aspiratën e njerëzve për paqe. Ato zgjatën mbi 1 mijë vjet dhe zhvilloheshin një herë në katër vjet në verë, si lëvizjet e trupave qiellorë. Kjo varej në një shkallë të madhe nga traktati i armëpushimit të shenjtë. Nga kjo anë ne mund të bëjmë një krahasim me Lojërat Olimpike të kohëve moderne, të cilat gjithashtu mbajnë lart flamurin e paqes e miqësisë, por që gjatë vetëm mbi 100 vjetëve u ndërprenë tri herë, sidomos për shkak të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Domethënë këto lojëra u ndërprenë nga lufta, kurse Lojërat Olimpike të Lashtësisë zhvilloheshin për pushimin e luftës. ( Drita- Daming )

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040