v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 7th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-04 19:28:00    
Disa sporte të veçanta në Lojërat Olimpike të Lashtësisë

cri

dëgjoni

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë kishte një sport të veçantë që e përziente boksin me mundjen dhe quhej mundje e lirë. Ky sport ishte më i ashpër dhe brutal se boksi. Në Lojërat e 33-ta Olimpike të Lashtësisë të vitit 648 para erës sonë, mundja e lirë u bë për herë të parë një sport i Lojërave Olimpike të Lashtësisë.

Mundja e lirë ishte sporti më i rrezikshëm në Lojërat Olimpike të Lashtësisë. Plagosja, gjymtimi dhe vdekja e përgjakshme ishin pamje të zakonshme në të. Ky sport ndryshonte shumë nga mundja e thjeshtë dhe në të lojtarët e mundin kundërshtarin vetëm duke e rrëzuar përdhe. Por në mundjen e lirë, lojtarët mund të përdornin mënyra dhe lëvizje të ndryshme të lejuara nga rregullorja për të goditur kundërshtarët, derisa ata të mbeteshin të pafuqishëm për rezistencë, ose të pranonin humbjen e vet. Sportistët e Greqisë së Lashtë tregonin në fushën e luftës një karakter të mospranimit të humbjes. Prandaj, ndeshjet e mundjes së lirë zgjatnin shumë dhe nganjëherë nuk përfundonin as për një ditë dhe një natë. Mundja e lirë i ngjante luftimit trup me trup dhe rregullat e saj ishin shumë të ashpra. Për shembull, sportistët mund ta kapnin kundërshtarin nga fyti. Lindja e këtij sporti ishte e lidhur ngushtë me zhvillimin e luftës. Prandaj, shumë sportistë vdiqën gjatë ndeshjeve të mundjes së lirë.

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë kishin disa disiplina të tjera, si garat e karrocave të luftës dhe garat e kuajve të luftës. Gara me karroca lufte u bë sport i Lojërave të 25-ta Olimpike të Lashtësisë në vitin 680 para erës sonë. Gjatë kësaj gare, qytet-shtetet demonstronin forcat ushtarake dhe zgjidhnin luftëtarë të shkëlqyer. Përmasa e kësaj gareje ishte shumë e madhe dhe pista ishte shumë e bukur. Në të, kishin shumë pamje ngjethëse që grekëve u pëlqenin shumë.

Në garat me karroca lufte, merrnin pjesë karroca me 4 kuaj dhe karroca me 2 kuaj. Gara ishte shumë e ashpër. Nganjëherë kur karrocat merrnin kthesë në pistë, nëse ngarësi nuk i kontrollonte mirë kuajt, ai hidhej nga karroca dhe vritej nën thundrat e kuajve që vinin prapa.

Në Lojërat Olimpike të Lashtësisë, shumica e sportistëve ishin skllavopronarë. Skllevërit nuk kishin të drejtë të merrin pjesë në to. Por gjatë garave me karroca lufte, për shkak të numrit të madh të vdekjeve, skllavopronarët blinin karrocat dhe kuajt, ndërsa skllevërit e tyre i ngisnin ato në vend të tyre.

Në historinë mbi 1000-vjeçare të Lojërave Olimpike të Lashtësisë, përveç sporteve të sipërpërmendura, kishte edhe disa sporte të tjera si peshëngritja për të rinj, tërheqja e litarit, stafeta me pishtar etj.

Qysh nga viti 444 para erës sonë, në Lojërat Olimpike të Lashtësisë lindi edhe një garë e re, që u quajt gara e arteve. Kjo garë vijoi pandërprerë gjatë më shumë se 1000 vjetëve të mëvonëshëm. Shumë poetë, dramaturgë dhe artistë morën pjesë në të. Lojërat Olimpike kanë nxitur kështu jo vetëm zhvillimin e sportit, por edhe shkëmbimet kulturore.

Të dashur dëgjues! Në minirubrikën "Tregime olimpike", ju folëm për disa sporte të veçanta në Lojërat Olimpike të Lashtësisë. Në mikrofon për ju Shyguan (Shyguan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040