v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-24 19:09:54    
Shangai organizoi aktivisht gara tė mėdha ndėrkombėtare nė "parapėrgatitje" pėr Lojėrat Olimpike

cri

dėgjoni

Nė fillim tė kėtij muaji pėrfundoi nė Shangai Ēmimi i Madh i Formulės Njė i Kinės. Kjo ishte njė nga veprimtaritė ndėrkombėtare sportive tė nivelit tė lartė, tė organizuar kėtė vit nė Shangai. Nė kėtė qytet, do tė organizohen gjithashtu njė pjesė e ndeshjeve tė futbollit tė Lojėrave Olimpike tė vitit 2008. Nėpėrmjet kėtyre veprimtarive, Shangai po nxit nė mėnyrė tė gjithanshme punėt pėrgatitore pėr ndeshjet olimpike tė futbollit.

Shangai ėshtė njė nga rajonet ku do tė zhvillohen ndeshjet e futbollit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Sipas programit tė ndeshjeve, nga 6 deri mė 15 gusht 2008, nė Shangai do tė organizohen 9 ndeshje futbolli tė fazės sė parė tė Lojėrave Olimpike, ndėr tė cilat 6 ndeshje janė pėr meshkuj, ndėrsa 3 tė tjerat pėr femra. Sivjet, Shangai ka organizuar me radhė disa veprimtari tė rėndėsishme sportive, si Kampionatin Botėror tė Notit (nė pishinė 25m), Ēmimin e Madh tė Artė tė Shangait tė Federatės Ndėrkombėtare tė Atletikės dhe Ēmimin e Madh tė F1 tė Kinės. Nė nėntor atje do tė zhvillohet edhe Finalja e Pėrgjithshme e Tenisit pėr Kupėn e Mjeshtėrve pėr vitin 2006. Zv/drejtori i Drejtorisė sė Sporteve tė Shangait, z. Qiu Wenchang shprehu mendimin se organizimi me radhė dhe aktivisht i veprimtarive tė mėdha ndėrkombėtare e ndihmon Shangain nė pėrgatitjen pėr ndeshjet e futbollit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit.

"Kėto veprimtari pėrbėjnė njė platformė pėr shkėmbimin dhe koordinimin midis qytetit tė Shangait, organizatave ndėrkombėtare sportive si dhe organizatave sportive kineze. Duke shfrytėzuar kėtė platformė, ne po pėrpiqemi pėr punėt pėrgatitore dhe organizative tė ndeshjeve tė futbollit tė Lojėrave Olimpike 2008."

Po marrim si shembull Ēmimin e Madh tė Formulės Njė tė Kinės. Megjithėse pista ndodhet larg zonės urbane, organizatorėt u ofruan skuadrave pjesėmarrėse, gazetarėve dhe shikuesve shėrbime tė mira nė komunikacion, telekomunikacion dhe garantimin e sigurisė. Nėnkryetari i komitetit organizativ tė kėsaj gare, menaxheri i pėrgjithshėm i Kompanisė sė Pistės tė Shangait, z. Yu Zhifei tha se megjithėse F1 dhe futbolli janė sporte tė ndryshme, veprimtaritė e mėdha sportive janė tė pėrafėrta nė punėt organizative dhe mund tė marrin nga njėra-tjetra mėsimet e pėrvojė.

"Kjo ėshtė njė parapėrgatitje e qarqeve sportive tė Kinės. Vitin e kaluar ftuam kryetarin e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar z. Rog tė vinte nė Shangai pėr tė parė F1. Pas garės, ai mė tha se Kina ėshtė nė gjendje tė organizojė F1, prandaj ka mė shumė besim pėr Lojėrat Olimpike qė do tė organizohen nė Kinė."

Sivjet Shangai shpalli qė, duke shfrytėzuar platfomėn e veprimtarive ndėrkombėtare, do tė pėrhapė ēėshtjen e Lojėrave Olimpike 2008 dhe do t'u shėrbejė atyre. Nėpėrmjet kėtyre veprimtarive tė mėdha, Shangai ka fituar pėrvojė dhe ka pėrgatitur personel nė organizimin e ndeshjeve, pėrhapjen e tregtisė, shitjen e biletave, pritjen e mediave dhe nė vullnetarė.

Vitin e ardhshėm Shangai do tė organizojė edhe Kupėn Botėrore tė Futbollit tė Femrave, gjė qė do t'i japė qytetit tjetėr rast parapėrgatitor pėr ndeshjet futbollistike olimpike. Zv/drejtori i Drejtorisė sė Sporteve tė Shangait, z. Qiu Weichang shprehu besim se nė bazė tė pėrvojės sė nxjerrė nga organizimi i veprimtarive tė ndryshme ndėrkombėtare, Shangai do tė organizojė ndeshje futbollistike olimpike tė nivelit tė lartė.

"Jemi me fat qė jemi ngarkuar me detyrat e ndeshjeve futbollistike tė Lojėrave Olimpike 2008. Tani janė zhvilluar normalisht punėt pėrgatitore pėr terrenin dhe pėr personelin. Megjithėse ndeshjet nė Shangai i pėrkasin fazės sė parė, d.m.th. ndeshjeve fillestare, prapėseprapė do t'i organizojmė nė nivel tė lartė." (Wang Lei)