v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-17 19:48:24    
Shangai ėshtė pėrgatitur aktivisht pėr ndeshjet olimpike tė futbollit

cri

 degjoni

Gjatė Lojėrave Olimpike 2008, pjesa dėrrmuese e ndeshjeve do tė zhvillohen nė Pekin. Nė 6 qytete bashkėrenduese, pėrveē Hong-Kongut dhe Qingdaos, nė Shangai, Tiancin, Shenyang dhe Qinghuangdao do tė zhvillohet pjesa dėrrmuese e ndeshjeve tė futbollit.

Nė Shangai, ndeshjet olimpike tė futbollit do tė zhvillohen nė Stadiumin e Shangait, mė i madhi nė qytet. Nė kėtė stadium me kapacitet prej 80 mijė vetash, u zhvilluan Spartakiada Kombėtare e Kinės. Kėtu zhvillohen ēdo vit edhe Ēmimi i Madh i Artė i Federatės Ndėrkombėtare tė Atletikės dhe veprimtari tė tjera tė rėndėsishme sportive ndėrkombėtare. Nė tetor tė vitit 2007, kėtu u zhvilluan edhe ceremonia e hapjes dhe ajo e mbylljes e Lojėrave tė Posaēme Olimpike Verore.

Pėr tė organizuar si duhet ndeshjet e futbollit tė Lojėrave Olimpike, sektorėt pėrkatės tė Shangait rindėrtuan dhe zgjeruan stadiumin e Shangait. Presidenti i Grupit tė Sporteve Dongya, qė pėrgjigjet pėr funksionimin e stadiumit, z. Li Ming, u shpreh:

"Me rindėrtimin e stadiumit, do tė pėrmirėsohet funksioni i tij dhe, nė radhė tė parė, duhet tė arrihet nė standardin aktual tė shkallės sė parė ndėrkombėtare." 

Pėr t'u pėrputhur me standardin ndėrkombėtar, Grupi Dongya shkallėzoi stadiumin nė mėnyrė tė gjithanshme.

Pėrmirėsimi mishėrohet sė pari nė ndriēimin e fushės sportive. Pajisjet e ndriēimit jo vetėm mund tė plotėsojnė kėrkesat e veprimtarive tradicionale sportive, por mund tė pėrputhen plotėsisht edhe me kėrkesat e transmetimit digjital. Kėshtu, sinjalet televizive tė transmetuara nga ky stadium do tė bėhen mė tė pastra.

Nė drejtim tė sigurimit, Grupi Dongya investoi veēanėrisht nė sistemin qendror tė garantimit tė sigurisė. Nėpėrmjet mė shumė se 400 kamerave tė instaluara nė kėnde tė ndryshme, tėrė stadiumi dhe instalimet sportive pėrreth janė nė sferėn e kontrollit tė kėtij sistemi. Duke u kombinuar me sistemin e shitjes sipas emrit tė vėrtetė tė biletave tė veprimtarive tė rėndėsishme, kundrejt ēdo gjendjeje tė jashtėzakonshme nė ēdo kėnd tė stadiumit, sektori i garantimit tė sigurisė do tė reagojė nė mėnyrė tė saktė dhe tė shpejtė.

Pėrveē kėtyre, ekrani i madh nė stadium do tė jetė mjaft i pastėr, pista do tė arrijė standardin e shkallės sė parė tė Federatės Ndėrkombėtare tė Atletikės, ndėrsa karriget e shikuesve do tė shndėrrohen etj. Sigurisht, tė gjitha kėto do tė arrihen nė nivelin e parė ndėrkombėtar. Njėkohėsisht, gjatė rindėrtimit tė stadiumit ėshtė zbatuar koncepti i "vėnies sė njeriut nė qendėr". Karriget pėr shikuesit do tė jenė mė tė rehatshme, ndėrsa instalimet pa pengesė pėr personat me aftėsi tė kufizuar do tė jenė mė tė pėrsosura.

Tė dashur dėgjues, gjatė pėrgatitjes pėr Lojėrat Olimpike, komiteti organizativ zbuloi se nė shumė qytete kineze nuk janė tė qarta dhe tė standardizuara shėnimet pėr instalimet e komunikacionit dhe tė pallateve e stadiumeve, nė veēanti shėnimet nė gjuhėn angleze. Pėr tė pėrmirėsuar kėtė gjendje, komiteti organizativ i Lojėrave Olimpike tė Pekinit ka bėrė shumė punė. Nė stadiumin e Shangait, ky problem do tė zgjidhet pas pėrfundimit tė rindėrtimit. Presidenti i Grupit Dongya Li Ming u shpreh:

"Theksojnė krijimin e sistemit tė shėnimeve nė dy gjuhė. Nė tė kaluarėn, nė pallatet e stadiumet sportive tė Kinės, shėnimet ishin nė gjuhėn kineze dhe me alfabetin fonetik. Kėsaj here theksojmė tė shėnohet gjuha angleze njėsoj me gjuhėn kineze, qė tė gjithė tė jenė tė qartė nėpėrmjet kėtij sistemi me dy gjuhė."

Sipas pėrcaktimit tė Federatės Ndėrkombėtare tė Futbollit, tė gjitha stadiumet e futbollit pėr Lojėrat Olimpike duhet tė pajisen me njė fushė rezervė. Nė kohėn e shfaqjes sė ndonjė problemi nė fushėn kryesore, fusha rezervė do tė vihet nė shfrytėzim. Stadiumi profesional i futbollit i Shangait, "Hongkou", do tė ngarkohet me kėtė rol. Ky stadium ishte gjithashtu stadiumi kryesor i Kupės sė Botės nė Futboll pėr Femra, qė u zhvillua nė shtator 2007 nė Shangai. Nė stadiumin "Hongkou", i rindėrtuar krejt i ri, pėrgjegjėsi i saj Ren Changjian u shpreh:


"Tani jemi nė gjendje tė organizojmė ndeshjet e Kupės sė Botės nė Futboll tė Femrave, qė ėshtė veprimtari e nivelit mė tė lartė e futbollit nė botė. Pra, mund tė themi se ēdo veprimtari zyrtare ndėrkombėtare mund tė zhvillohet kėtu. Si instalimet, ashtu edhe ndriēimi, mund tė plotėsojnė kėrkesat."

Si njė qytet i madh dhe me historinė e ndėrkombėtarizimit, Shangai i hapur dhe i zhvilluar ka fituar pėrvojė tė pasur pėr organizimin e veprimtarive tė ndryshme sportive. Nė bazė tė dy stadiumeve tė rindėrtuara sipas standardit ndėrkombėtar, kemi besim tė plotė qė ndeshjet e futbollit tė Lojėrave Olimpike 2008 do tė zhvillohen mbarė nė Shangai. (Wang Lei) (Artan)