v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-03 18:04:07    
"Pika" e posaēme

cri

dėgjoni

Do tė vazhdojmė tė mbetemi nė qytetin Tiancin, njė nga 6 qytetet bashkėrenduese tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Sot do t'ju njoh me stadiumin e Qendrės Olimpike tė Tiancinit, ku do tė zhvillohen ndeshjet eliminatore tė futbollit tė Lojėrave Olimpike 2008. Ky stadium ka edhe njė nofkė tė veēantė, "Pika". Pėrse? Tani do t'ju tregoj pėr tė.

Qyteti Tiancin do tė organizojė 12 ndeshje futbolli tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe tė gjitha kėto ndeshje do tė zhvillohen nė stadiumin e Qendrės Olimpike tė Tiancinit. Puna pėr ndėrtimin e kėtij stadiumi, qė ndodhet nė pjesėn jugore tė qytetit, ka filluar qė nga gushti 2003. Nė stadium ka 60 mijė vende dhe ai mund tė mbajė gjithsej 80 mijė shikues, gjė qė mund tė plotėsojė kėrkesat e veprimtarive ndėrkombėtare tė futbollit dhe tė atletikės. Pėrreth stadiumit gjenden edhe instalime plotėsuese, si supermarket, sallė ekspozite, sallė mbledhjeje, palestėr etj.

Mė interesantja ėshtė qė forma e kėtij stadiumi nuk ėshtė eliptike, por si pikė uji, prandaj banorėt e Tiancinit e quajnė "Pika". Pėrgjegjėsi i punėve tė ndėrtimit tė stadiumit, z. Huang Yu, tregoi se "Tiancin" nė gjuhėn kineze ka kuptimin "pika ku perandori kalon lumin". Tiancini ėshtė qytet bregdetar dhe zonėn urbane e tė tij e pėrshkon lumi Haihe, prandaj nė fillim tė projektimit tė kėtij stadiumi, projektuesit kishin mendimin pėr konceptin "Pikė". Sipas rregullave ndėrkombėtare, pėr stadiumin e Qendrės Olimpike tė Tiancinit u zgjodh projektimi me tender tė hapur ndaj gjithė botės. Sipas vlerėsimit tė specialistėve, kompania japoneze AXS "Satou" u shqua ndėr 12 kompanitė konkurruese. Z. Huang Yu u shpreh:

"Tė gjitha kėto 12 kompani janė me potencial dhe kanė marrė pjesė nė projektimin e stadiumeve e pallateve olimpike ose tė Kupės sė Botės nė futboll. U zgjodh mė nė fund kjo kompani japoneze, sepse ajo pėrdori plotėsisht elemente tė 'ujit' dhe mori parasysh pėrpjesėtimin e mjedisit tė pėrgjithshėm pėrreth, si dhe kulturėn lindore."

Opinioni publik ėshtė i mendimit se projekti i kėtij stadiumi jo vetėm merr parasysh bukurinė e pamjes sė jashtme, por mund tė shkrihet edhe me ndėrtesa tė tjera tė Tiancinit. Ai do tė bėhet njė tjetėr ndėrtesė simbolike e qytetit. Z. Huang Yu bėri tė ditur se si njė stadium i ri pėr ndeshje olimpike futbolli, "Pika" nuk ėshtė mė e dobėt se ēdo stadium i madh dhe i pėrparuar nė Evropė.

"Ky stadium ka karakteristikat e veta. Nga ana teknike, ai nuk ka ēarje nė projektim, qė do tė thotė nė tėrė tribunėn e shikuesve nuk mbetet ēarje pėr nxehje e ftohje dhe, si rezultat, duket shumė i bukur nga pamja e jashtme; sė dyti, tė gjitha materialet, lėndėt e para dhe sistemi i internetit nė stadium janė projektuar dhe ndėrtuar sipas standardit tė lartė, duke marrė plotėsisht parasysh kėrkesat e Lojėrave Olimpike."

Si stadium olimpik, nė "Pikėn" nuk mungojnė edhe projektime tė posaēme pėr kujdesin ndaj sportistėve. Njė tjetėr pėrgjegjės pėr ndėrtimin e stadiumit, z. Liu Xiaochuan, u shpreh:

"Po krijojmė dhomėn e parapėrgatitjes pėr sportistėt. Nė kėtė dhomė gjendet edhe njė fushė me bar tė prerė artificial. Pėr shkak se do tė zhvillohen me radhė disa ndeshje nė ditė dhe dy ekipet qė do tė futen nė ndeshjen e dytė nuk mund tė bėjnė parapėrgatitje nė fushė, prandaj po krijojmė njė dhomė tė tillė, qė futbollistėt tė kenė mundėsi tė bėjnė parapėrgatitje tė plotė edhe nė sallė tė mbyllur."

"Pika" e posaēme po pret ndeshje tė mrekullueshme olimpike. (Wang Lei) (Artan)