v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-29 21:04:34    
Sportistėt e Kazakistanit pėrgatiten pėr Olimpiadėn e Pekinit

cri

Olimpiada e Pekinit nė vitin 2008 ėshtė hera e 5-tė qė Kazakistani merr pjesė nė lojėrat verore olimpike pasi shpalli pavarėsinė. Disa ditė mė parė, nė njė intervistė pėr gazetarėt kinezė, sekretari i pėrgjithshėm i Komitetit Olimpik tė Kazakistanit Timur Dossymbetov bėri tė ditur gjendjen e pėrgatitjeve tė olimpistėve kazakė.

Si sekretari i pėrgjithshėm i Komitetit Olimpik tė Kazakistanit, Dossymbetov shpeshherė drejton delegacione sportive tė marrin pjesė nė kampionate tė ndryshme tė botės. Pekini ėshtė njė nga qytetet ku ai ka qenė mė shumė. Ai tha se Almaty pati fatin tė bėhej ndalesa e parė e stafetės sė flakės olimpike tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe flaka e shenjtė olimpike ka ndezur pasionin e banorėve kazakė pėr Olimpiadėn e Pekinit. Ai tha: "Unė shkoj shpeshherė nė Pekin dhe kam zbuluar ndryshime tė habitshme qė kanė ndodhur aty gjatė 20 vjetėve tė fundit. Infrastrukturat janė pėrmirėsuar, qyteti ėshtė bėrė mė i bukur. Pekini ka pasur pėrparime tė mėdha nė zhvillimin e teknikės moderne sportive dhe risinė e sporteve. Tani, marrėdhėniet mes Kazakistanit dhe Kinės janė tė mira dhe ardhja e pishtarit olimpik do tė thellojė miqėsinė mes dy popujve."

Dossymbetov bėri njė vlerėsim tė lartė pėr punėt pėrgatitore tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Ai tha: "Jam i bindur se Lojėrat Olimpike tė Pekinit do tė jenė njė nga olimpiadat mė tė bukura dhe mė tė mira. Pallatet dhe pajisjet sportive nė Pekin janė shumė tėrheqėse, "Foleja e Zogut" dhe "Kubi i Ujit" janė ndėrtesa tė mrekullueshme. Fshati olimpik, ku do tė jetojnė dhe pushojnė sportistėt, ndodhet shumė afėr me stadiumet, kjo do tė jetė shumė e volitshme."

Pas pavarėsisė nė vitin 1991, Kazakistani u shafaq nė arenėn sportive tė botės si njė vend i fortė nė Euroazi. Nė Olimpiadėn e Athinės nė vitin 2004, Kazakistani fitoi 1 medalje tė artė, 4 medalje tė argjendta dhe 3 tė bronzta dhe u radhit nė vendin e 40-tė tė renditjes sė medaljeve. Duke folur pėr Olimpiadėn e Pekinit, Dossymbetovi tha se kjo olimpiadė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kazakistanin dhe pėrgatitjet pėrkatėse tė Kazakistanit janė nė njė fazė shumė tė rėndėsishme. Ai bėri tė ditur: "Tani, detyra e anėtarėve tė kombėtares sė Kazakistanit ėshtė qė tė sigurojnė mė shumė bileta pėr nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Ne do tė pėrpiqemi tė formojmė njė ekip me afro 100 veta pėr tė marrė pjesė nė Olimpiadėn e Pekinit."

Kur gazetarėt e pyetėn pėr planet e sportistėve kazakė pėr medalje, Dossymbetov tha: "Ėshtė e vėshtirė qė tė parashikohet sa medalje mund tė marrim ne. Ne do tė pretendojmė mendalje olimpike nė boks, mundje, qitje etj.. Nė qoftė se sportistėt arrijnė rezultate tė mira, i gjithė Kazakistani do tė jetė i gėzuar dhe do tė brohorisė pėr ta."

Ish-skiatori i krosit nė natyrė Vladimir Smirnov ėshtė sportisti kazak qė ka marrė pjesė mė shumė nė lojėrat olimpike. Ai u tha gazetarėve me besim tė plotė se sportistė kazakė do tė fitojnė 8 ose 10 medalje nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Smirnovi u shpreh: "Sportistėt kazakė kanė njė mundėsi shumė tė madhe pėr medalje olimpike, p.sh nė peshėngritje mund tė fitojnė njė medalje tė artė. Ka edhe mundėsi pėr medalje tė arta nė boks dhe nė mundje tė stilit greko-roman. Nė atletikė, mundet qė Dmitri Karpov tė fitojė njė medalje tė artė. Unė personalisht mendoj qė sportistėt kazakė mund tė fitojnė 3 medalje tė arta dhe numri i tė gjithė medaljeve olimpike tė jetė nga 8 nė 10."

Smirnovi bėri tė njohur gjithashtu se Dmitri Karpov ėshtė njė sportist i njohur i 10 garėshit pėr meshkuj. Ai fitoi njė medalje tė argjendtė nė Lojėrat Olimpike tė Athinės nė vitin 2004 dhe njė medalje tė artė nė Lojėrat Aziatike tė Dohės nė vitin 2006.

Mė 2 prill, qyteti mė i madh i Kazakistanit Almaty u bė stacioni i parė i stafetės sė pishtarit olimpik tė Olimpiadės sė Pekinit jashtė territorit tė Kinės. Pas kėsaj veprimtarie, Almaty do tė zhvillojė bashkė me kryeqytetin e Kazakistanit Astana, njė veprimtari tjetėr tė madhe sportive, Lojėrat e 7-ta Dimėrore Aziatike. Kjo do tė jetė hera e parė pas shpėrbėrjes sė ish-Bashkimit Sovietik qė njė vend i Azisė Qendrore organizon njė veprimtari sportive tė Azisė tė njė rangu kaq tė lartė. Ndėrkohė, Olimpiada e Pekinit do tė bėhet fillimi i njė sėrė aktivitetesh tė Kazakistanit pėr tė konsoliduar statusin e tij si njė vend i fortė nė sport dhe pėr tė kandiduar pėr tė drejtėn e organizimit tė Lojėrave Olimpike. (Jiang Lei)