v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-15 18:52:27    
Qin Huangdao pėrpiqet pėr punėt pėrgatitore pėr ndeshjet e futbollit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit

cri

dėgjoni

Nė gusht tė vitit tė ardhshėm, do tė hapen nė Pekin Lojėrat Olimpike , por garat olimpike nuk do tė zhvillohen vetėm nė Pekin. Krahas kryeqytetit, edhe 6 qytete tė tjera kineze, Qingdao, Shangai, Tiancin, Qinhuangdao, Shenyang dhe Hong-Kong, do tė organizojnė garat olimpike nė disiplinat e lundrimit me vela, tė futbollit dhe tė hipizmit. Ndėr kėto 6 qytete koordinuese, disa janė tė njohura nė botė, si Shangai dhe Hong-Kongu, ndėrsa disa tė tjera, si Qinhuangdao dhe Shenyang, ndoshta nuk i njihni shumė. Pse kėto qytete janė bėrė qytete koordinuese tė Lojėrave Olimpike dhe ēfarė force tėrheqėse kanė ato? Korrespondentėt e Radios sė Jashtme tė Kinės bėnė intervistė nė kėto qytete dhe nė minirubrikėn "Drejt Olimpiadės 2008", do tė transmetohen me radhė programet pėrkatėse. Sot, do tė shkojmė sė pari nė qytetin bregdetar Qinhuangdao, nė Kinėn veriore.

Qyteti Qinhuangdao, qė ndodhet nė bregun e detit Bohai, ėshtė vetėm 270 km larg Pekinit. Ai ka njė histori tė lashtė. Nė gjuhėn kineze, Qinhuangdao do tė thotė "ishulli i perandorit tė dinastisė Qin". Nė vitin 215 para erės sonė, perandori Qinshihuang, perandori i parė nė historinė kineze, bėri vizitė dhe qėndroi kėtu pėr tė kėrkuar barin e jetėgjatėsisė, kėshtu ky qytet u emėrtua "Qinhuangdao". Kėtu ndodhet edhe pikėnisja lindore e Murit tė Madh Kinez.

Tani Qinhuangdao ka njė popullsi prej 2 milionė vetash dhe turizmi e industria e pėrpunimit janė shtyllat e tij ekonomike. Nė Kinė, Qinhuangdao ėshtė njė qytet me pėrmasė tė mesme, kurse ndėr 6 qytetet koordinuese tė Lojėrave Olimpike ai ėshtė mė i vogli. Gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, ky qytet do tė pėrgjigjet pėr organizimin e njė pjese tė ndeshjeve tė futbolli. Si njė qytet relativisht i vogėl, organizimi i ndeshjeve olimpike ėshtė pa dyshim njė sfidė e madhe, por banorėt e qytetit e konsiderojnė kėtė mė shumė si njė rast tė mirė. Nėnkryetari i Bashkisė sė Qytetit Qinhuangdao, z. Huang Rong tha:

"Nėpėrmjet pjesėmarrjes nė organizimin e Lojėrave Olimpike, do tė ēohen pėrpara punėt nė aspekte tė ndryshme, si nė zhvillimin ekonomik dhe shoqėror, ashtu edhe nė ndėrtimin urbanistik dhe nė nivelin e qytetarėve. Megjithėse nuk kemi potencial tė fuqishėm ekonomik dhe do tė pėrgatitemi shumė pėr mbledhjen e fondeve pėr zhvillimin e ndeshjeve olimpike tė futbollit, prapėseprapė, pjesėmarrja nė Lojėrat Olimpike do tė na sjellė efektivitet kompleks, qė ėshtė vėshtirė tė llogaritet vetėm me shifra."

Pasi u pėrcaktua si qytet koordinues i Lojėrave Olimpike, qyteti Qinhuangdao nisi shumė shpejt ndėrtimin e pallateve e stadiumeve pėr ndeshjet sportive. Pas pėrpjekjeve disa vjeēare dhe me investime prej 630 milionė juanėsh, nė vitin 2004 u pėrurua dhe u fut nė shfrytėzim Qendra Olimpike e Fizkulturės dhe e Sporteve, ku pėrfshihen njė stadium, dy fusha stėrvitjeje, njė pallat sportiv dhe dy pallate tė stėrvitjeve komplekse.

Vitet e fundit, nė stadiumin e Qendrės Olimpike tė Qinhuangdaos, u zhvilluan njė sėrė veprimtarish ndėrkombėtare tė futbollit, nė kėtė mėnyrė stafi i administrimit tė stadiumit ka fituar pėrvojė tė pasur nė organizimin e veprimtarive ndėrkombėtare. Nėnkryetari i Bashkisė sė Qytetit Qinhuangdao, Huang Ron na shpjegoi:

"Gjatė 5 vjetėve tė fundit, kemi organizuar dhjetėra veprimtari sportive ndėrkombėtare me njė farė ndikimi. Nė kėtė bazė, kemi pėrmirėsuar terrenet sportive, kemi pėrgatitur armatėn e administrimit tė pallateve e stadiumeve, kemi fituar pėrvojė dhe kemi krijuar atmosferėn olimpike nė mbarė qytetin."

Krahas ndėrtimit tė stadiumit kryesor, qyteti Qinhuangdao ka bėrė pėrpjekje edh nė punėt e tjera pėrgatitore, si pakėsimin e shkarkimit tė ajrit tė ndotur, pėrmirėsimin e trajtimit tė ujit tė pėrdorur, gjelbėrimin e qytetit, rregullimin e trafikut etj.

Pėr organizimin normal tė ndeshjeve olimpike, nuk mjaftojnė vetėm pajisjet e mira, por duhen edhe shumė vullnetarė qė janė tė gatshėm pėr tė dhėnė. Vullnetarėt olimpikė tė qytetit Qinhuangdao vijnė kryesisht nga shkollat e larta tė kėtij qyteti. Studentėt tregojnė entuziazmėm tė madh pėr Lojėrat Olimpike. Tani numri i tė regjistruarve ėshtė shumė mė i madh se ai qė kėrkohet.

"Nė qytetin tonė ndodhen shumė shkolla tė larta, gjė qė na krijon kushte tė mira qė tė zgjedhim vullnetarė me nivel tė lartė, veēanėrisht qė dinė gjuhė tė huaja."

Nga prezantimi i zotit Huang mund tė shohim gatishmėrinė e qytetit Qinhuangdao pėr organizimin e Lojėrave Olimpike. Nėnkryetari i Bashkisė sė Qytetit Huang Rong shprehu besim tė plotė qė qyteti Qinhuangdao po pret kontrollin serioz sipas standardtit olimpik. (Wang Lei)