v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-08 21:33:39    
Karakteristikat e punėve tė mbledhjes sė vullnetarėve olimpikė nė Hong-Kong

cri

dėgjoni

Qė nga vitet e para tė zhvillimit tė Lėvizjes sė Olimpiadės Moderne, vullnetarėt kanė qenė pjesė e pamungueshme e Lojėrave Olimpike. Pėr ēdo qytet organizator, mbledhja dhe pėrgatitja e vullnetarėve ėshtė njė nga punėt mė tė rėndėsishme pėrgatitore pėr Lojėrat Olimpike, e nga kjo nuk pėrjashtohen as Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Edhe 6 qytetet bashkėrenduese tė kėtyre lojėrave kanė zhvilluar punėt e mbledhjes sė vullnetarėve plot karakteristika tė veta. Korrespondentja e radios sonė e provoi kėtė nė Hong-Kong, qytetin bashkėrendues mė larg nga Pekini.

Pėr Lojėrat Olimpike dhe ato Paralimpike duhen gjithsej 100 mijė vullnetarė pėr garat. Ndėrsa deri mė 31 mars, kur mbaroi pranimi i kėrkesave pėr regjistrimin si vullnetarė olimpikė, numri i kėrkesave tė paraqitura ishte afro 1 milion e 130 mijė. Edhe nė Hong-Kong, mbi 2000 km larg Pekinit, 1800 vende si vullnetarė pėr garat olimpike tė hipizmit janė shumė tė kėrkuara. Sipas planifikimit, vullnetarėt nė Hong-Kong mblidhen nga Kompania e Hipizmit Olimpik e Hong-Kongut nė 3 faza. Nė fazėn e parė parashikohet tė mblidhen 200 veta, por mbi 8000 njerėz paraqitėn kėrkesė; edhe nė fazėn e dytė u shfaq njė gjendje e pėrafėrt. Organizatorėt i thanė korrespondentes sė radios sonė duke qeshur se zgjedhja e njė vullnetari nga dhjetėra kėrkues u tha atyre hapėsirėn e mjaftueshme tė zgjedhjes.

Me tė njėjtin entuziazėm, vullnetarėt e Hong-Kongut kanė sfonde tė ndryshme nga ata nė Pekin dhe mėnyra e pėrgatitjes sė tyre nuk ėshtė e njėjtė si nė Pekin. Vullnetarėt olimpikė tė mbledhur nė Pekin janė kryesisht nga shkollat dhe organizatorėt kanė prirje tė zgjedhin studentėt e shkollave tė larta tė merren me shėrbimet vullnetare. Ndėrsa nė Hong-Kong, ku shėrbimet vullnetare kanė pjekuri, ka gjendje shumė tė ndryshme. Nė kontingjentin e parė tė vullnetarėve pėr garat olimpike tė hipizmit, personat nė punė zunė gjysmėn e tė regjistruarve. Kontrolluesi administrativ i Kompanisė sė Hipizmit Olimpik tė Hong-Kongut Yuan Haixing shpjegoi qėllimin e zgjedhjeve tė tilla:

"Nė kontingjentin e parė tė vullnetarėve, shpresojmė tė zgjedhim disa 'vullnetarė udhėheqės'. Nėse tė gjithė vullnetarėt janė studentė, administrimi i studentėve nga studentėt ndoshta ka vėshtirėsi. Prandaj vullnetarėt nė kontingjentin e parė janė vullnetarė thelbėsorė. I stėrvitėm dhe pastaj ata do tė stėrvitin vullnetarė tė tjerė dhe mund tė na ndihmojnė nė bashkėrendimin e punėve tė tjera. P. sh. pėrgatitja e parė e kontingjentit tė dytė tė vullnetarėve olimpikė u organizua nga vetė ata tė kontingjentit tė parė dhe ne dhamė vetėm kėshilla."

Z. Yuan Haixing u shpreh se Hong-Kongu kishte vetėm 2 vjet e gjysmė pėr pėrgatitjen e Lojėrave Olimpike, prandaj ēdo punė e tyre duhej tė shpejtohej. Nėpėrmjet mbledhjes sė "vullnetarėve udhėheqės", mund tė nxitej automatikisht funksionimi i mirė i pėrgatitjes sė vullnetarėve. Z. Zeng Chongji, qė punon nė njė kompani elektronike, ėshtė njė nga vullnetarėt "udhėheqės". Ai sqaroi gjendjen e pėrgatitjes sė tyre.

"Nė fillim tė marsit 2007, ne vullnetarėt e kontingjentit tė parė u mblodhėm nė kampin e pėrgatitjes. Patėm drejtimin profesional nga disa australianė, qė janė profesionistė qė kanė marrė pjesė nė punėt vullnetare tė Lojėrave Olimpike tė Sidnejit. U drejtuam gjithashtu nga kampioni olimpik i hipizmit. Pėrgatitjet zgjatėn 3 ditė e 2 net, gjatė tyre njoha shumė miq nė sektorė tė ndryshėm dhe pėrmbajtjet e pėrgatitjes ishin shumė profesionale. Krahas kėtyre, morėm edhe pėrgatitje pėr aftėsi udhėheqėse. Sepse ne jemi kontingjenti i parė dhe kemi detyrė tė pėrgatitim kontingjente tė dyta dhe tė treta, pra aftėsia udhėheqėse ėshtė ndihmė pėr ne."

Z. Zheng Chongji shprehu mendimin se pėrvoja e tij nė punė ishte shumė e dobishme qė tė bėhej "vullnetar udhėheqės", sepse ai merret me punė administrative nė kompani.

Edhe korrespondentja e radios sonė ndjeu nga afėr aktivitetet pėrgatitore tė vullnetarėve pėr hipizmin olimpik nė Hong-Kong. Nė pėrgatitjen e parė tė kontingjentit tė dytė tė vullnetarėve, tė organizuar plotėsisht nga kontingjenti i parė, nė sallėn e pėrgatitjes me mbi 700 vullnetarė, aktivitetet e ndryshme u zhvilluan normalisht. Vullnetarėt e sektorėve tė ndryshėm mbajtėn fjalime bindėse dhe me stil humori dhe midis tyre diskutuan me njėri-tjetrin nė njė atmosferė tė gjallė.

Tjetėr karakteristikė e punėve tė vullnetarėve olimpikė tė Hong-Kongut ėshtė qė kėta vullnetarė kanė jetuar nė njė sistem tė pėrsosur tė shėrbimeve vullnetare. Z. Yuan Haixing shpjegoi:

"Nė ndryshim nga krahinat e brendshme kineze, punonjėsit hong-kongas njihen me punėt vullnetare qė nė shkollė tė lartė. Ata kanė pasion pėr punė vullnetare dhe, edhe pse janė punėsuar, shpresojnė tė vazhdojnė shėrbimet vullnetare. Puna e vullnetarėve ka njė histori tė gjatė nė Hong-Kong dhe gati gjysma e studentėve janė bėrė vullnetarė dhe e njohin kulturėn vullnetare. Ata janė tė gatshėm."

Zj. He Yongyin ėshtė njėra prej kėtyre "tė gatshmėve" pėr vullnetarė tė garave olimpike tė hipizmit nė Hong-Kong. Le tė dėgjojmė tregimet e saj, si dhe zėrin e saj tė zemrės:

"Mė quajnė He Yongyin. Punoj nė universitet, ndėrsa mė parė kam punuar nė njė radio australiane dhe nė njė kompani reklame. Pra, kėsaj here dėshiroj tė merrem me shėrbimet e mediave si vullnetare olimpike, sepse pėrvoja e kaluar e punės mund tė mė ndihmojė. Nė universitet kam shumė raste pėr t`u marrė me shėrbime vullnetare. Kjo ėshtė hera e parė pėr Kinėn qė do tė organizojė njė veprimtari kaq tė madhe sportive, pra ndihem shumė krenare qė tė bėhem vullnetare e kėsaj veprimtarie. Hong-Kongu ynė ėshtė njė qytet shumė shumė i vogėl, por ne mund tė japim energji shumė shumė tė mėdha."