v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-21 20:33:39    
Mundja nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė

cri

Sot nė minirubrikėn: "Tregime Olimpike" do t'ju flas pėr sportin e mundjes nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė.

Sporti i dytė nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė ishte mundja. Grekėve tė lashtėsisė u pėlqente shumė ky sport, i cili nė atė kohė ishte njė lėndė e detyrueshme mėsimore nė shumė shkolla greke.

Nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė, ndeshjet e mundjes nuk klasifikoheshin sipas peshave. Mundėsit zgjidheshin me short para ndeshjes. Gjatė ndeshjes, nėse supi, gjuri, gjoksi ose disa pjesė tė tjera tė trupit tė mundėsit preknin tokėn, ai humbte njė pikė. Nėse ai humbte 3 pikė, humbte edhe ndeshjen. Fituesit do tė vazhdonin pėrzgjedhjen me short pėr ndeshjet e mėtejshme, deri sa nė fund tė mbetej vetėm njė mundės, ai qė nuk kishte humbur asnjė ndeshje. Ai ishte edhe fituesi pėrfundimtar nė sportin e mundjes.

Nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė, gjatė ndeshjeve tė mundjes, tė gjithė mundėsit zhvisheshin dhe e lyenin trupin me vaj ulliri. Pėr shkak se ata nuk klasifikoheshin sipas peshave, mundėsi mė i rėndė kishte disa pėrparėsi pėr tė fituar ndeshjen. Prandaj, nė atė kohė, dietistėt e mundėsve zgjidhnin ushqime tė posaēme qė favorizonin shtimin e peshės sė tij dhe i detyronin tė hanin shumė.

Nė historinė e mundjes nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė, mundėsi mė i njohur ishte Mironi. Ai fitoi 7 herė me radhė titullin e kampionit tė mundjes nė kėto lojėra, duke e mbajtur kėtė titull pėr 30 vjet. Ai u quajt mundėsi i njohur qė nuk humbi asnjė ndeshje. Ka shumė legjenda pėr kėtė mundės tė fuqishėm. Pėr shembull, nė ceremoninė e hapjes tė Lojėrave Olimpike tė Lashtėsisė nė Olimpia, ai bėri njė garė vrapimi me njė dem. Pasi e kaloi demin, mundėsi e shtriu atė fillimisht nė tokė, dhe mė pas e ngriti lart, duke e mbajtur mbi supe dhe e pėrshkoi me kėmbė tė gjithė stadiumin. Mironi ishte jo vetėm njė sportist i fuqishėm dhe i shkėlqyeshėm, por edhe njė dijetar i kulturuar. Nė Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė, sportistėt e shkėlqyeshėm si Miron u bėnė modelet skulpturore tė artistėve tė ndryshėm.

Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė nxorėn nė pah shumė sportistė tė shkėlqyer. Por sportisti mė i jashtėzakonshėm ishte mundėsi i fuqishėm Miron. Mironi vendosi rekorde tė panumėrta absolute. Gjatė njė ndeshjeje me shumė mundės tė fuqishėm, Miron qėndronte mbi njė platformė tė lėmuar hekuri, e cila ishte lyer plot me vaj, ndėrsa mundėsit e tjerė qėndronin nė tokė. Sipas rregullit tė ndeshjes, nėse mundėsit e tjerė e rrėzonin atė nga kjo platformė hekuri, ata e fitonin kėtė ndeshje. Megjithėse ata e shtynin me tė gjithė forcat, nuk mund ta lėviznin aspak Mironin nga kjo platformė hekuri.

Legjendat e ndryshme rreth Mironit kishin shumė ngjyra misterioze. Vdekja e tij ėshtė njė gjė e paimagjinueshme dhe plot me keqardhje. Sipas legjendės, njė ditė, Mironi shkoi i vetėm pėr gjah. Duke ndjekur njė kafshė me shpejtėsi tepėr tė madhe, ai hyri nė mes dy pemėve tė afėrta, e nuk mund tė lėvizte dot. Ditėn e dytė, kur njerėzit e tjerė e gjetėn, ky mundės, mė i njohuri i Greqisė, ishte ngrėnė nga kafshėt e egra, dhe kishte mbetur vetėm skeleti i tij. (Shyguan)