"> A është serioze njohja në internet?<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
A është serioze njohja në internet?
  2015-06-12 17:21:06

Të luftosh mashtrimin online

Administrata kineze e hapësirës kibernetike CAC së fundmi ka urdhëruar mbylljen e 128 websiteve të paligjshme për takime online si dhe ka urdhëruar 20 site të tjera të korrigjojnë praktikat e pyetësorit, si pjesë e fushatës kundër mashtrimit dhe pornografisë, të kryer në shkurt të këtij viti, njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Websitet e mbyllura kishin mungesë regjistrimesh, të bëra me qëllim për të përhapur në internet mashtrime dhe material pornografike, thuhet në një deklaratë për shtyp të CAC.

Kjo administrate ka hetuar rastet e mashtrimeve të përdoruesve të këtyre websiteve dhe për këtë administrate punojnë analistë të cilët monitorojnë të dhënat dhe llogaritë e këtyre websiteve. Nga këto monitorime është vënë re së në shumë website ka shkelje të rënda të të drejtave të përdoruesve dhe deri në mashtrime si dhe shkelje të etikës së sjelljes.

Qysh nga nëntori i vitit të kaluar Kompania ka krijuar në bashkëpunim me Ping An Insurance mundësinë e dëmshpërblimit të përdoruesve që janë mashtruar, me shuma deri në 4 mijë yuan kompensim.

Wang Sixin, professor i medias dhe komunikimit pranë Universitetit të Kinës ka deklaruar për Global Times se websitet e dating duhet të kenë rregullore të kontrolluara nga kompanitë e internetit dhe të kontrollohen në veprimtarinë e tyre.

CAC njoftoi në shkurt të këtij viti publikimin e një rregulloreje të re ku websitet e ndryshme në internet me shërbime si microblog, instant-messaging, shërbime të ndryshme online apo forume të rregjistrohen me identitetin e tyre të vërtetë.

Bazuar në rregulloren e re, kompanitë e internetit kanë detyrimin të kontrollojnë informacionet e përdoruesve të tyre për të parandaluar shërbimet e paligjshme online si dhe shkeljet e etikës qytetare.(Eda Merepeza)


1 2