">A është serioze njohja në internet?<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
A është serioze njohja në internet?
  2015-06-12 17:21:06

Të njihesh me dikë nëpërmjet internetit, me qëllim që më pas në jetën reale të lidhësh me këtë person ndoshta një miqësi, por edhe jetën. Kjo mënyrë virtuale e njohjes është përhapur tashmë kudo. Një dukuri e re sociale e praktikuar më së shumti nga të rinjtë, në shumicën e raste për mungesë kohe por edhe për mungesë të një rrjeti shoqëror apo miqësor ku do të mund të njihnin njeriun e duhur për të krijuar më pas një martesë apo bashkëjetesë.

A funksionojnë realisht këto lloj lidhjesh?

Me këtë pyetje përballen edhe vetë përdoruesit e websiteve për dating apo takime me qëllim njohjeje, të cilët përveç zhgënjimit që mund të pësojnë humbasin edhe lekët që paguajnë për këtë lloj shërbimi. Edhe në Kinë këto website për dating janë përhapur shumë 10 vjeçarin e fundit, por shoqërohen me opinione pro dhe kundër tyre. Kjo ndodh sepse në shumë raste edhe në media ka patur denoncime të websiteve të paligjshme që e ushtrojnë veprimtarinë online bazuar në mashtrimin e klientëve të tyre dhe duke u përvetësuar paratë. Por ka edhe shembuj të lidhjeve të lumtura mes të rinjve që kanë përdorur websitet e datingut për tu njohur.

Muajin e fundit Vëzhguesi i Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) ka ndaluar përdorimin e mbi 100 websiteve që kryenin takime online për qëllime njohjeje apo të njohura si "dating". Shkaku është ushtrimi i kësaj veprimtarie online me qëllime përfitimi financiar dhe mashtrimi i përdoruesve të këtyre rrjeteve.

Zhvillimi i shpejtë i urbanizimit në Kinë ka nxitur mjaft të rinj të migrojnë nga zonat rurale drejt metropoleve, në kërkim të një pune dhe të një jetese më të mirë. Këta të rinj në kërkim të sistemimit kanë shtyrë për një të ardhme të afërt planet për martesë. Duke punuar me orë të zgjatura këta të rinj e kanë pothuajse të pamundur të njohin dikë që në të ardhmen mund të bëhet shoku apo shoqja e jetës. Ndaj ata në kohën e lirë pas pune përdorin rrjetet online për dating si një alternativë për të gjetur një partner.

Këto website të takimeve njohëse online (dating) kanë 250 milion përdorues meshkuj dhe femra në Kinë, të cilët paguajnë për këtë shërbim. Jiayuan.com, një nga websitet më të mëdhenj kinezë të dating në vitin 2011 u regjistrua në bursë në NASDAQ, ndërsa në vitin 2014 numri i përdoruesve të këtij website ishte 110 milion. Ndërsa një tjetër dating website në Kinë është ai i quajtur Youyuan dhe deri në fund të vitit të kaluar kishte 190 milion përdorues.

Themeluesi i websitet pët dating Gong Haiyuan në një intervistë për People's Daily ka thënë se kjo është pika më e madhe e shitjes së shërbimit dating online, ku përdoruesit gjejnë mundësi të shumta për njohjen e personit të dëshiruar.

1 2