U zhvillua më 23 nëntor në kryeqytetin e Perusë Limë mbledhja e fazës së dytë të Samitit të 16-të Jozyrtar të Vendeve Anëtare të APEK-ut. Në këtë mbledhje, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mbajti një fjalim për integrimin ekonomik rajonal, sigurinë e njerëzimit, ndryshimin e klimës globale etj.
Hu Jintao tha se APEK-u duhet të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin në fushën e parandalimit e të pakësimit të pasojave të fatkeqësive, duke shkëmbyer përvojat përkatëse për të ngritur aftësinë e vendeve anëtare në kontrollin, paralajmërimin e fatkeqësive dhe përballimin urgjent, rindërtimin, si dhe punë të tjera pas ndodhjes së fatkeqësive.
Ndërsa lidhur me ndryshimin e klimës globale, Hu Jintao tha se qeveria kineze i kushton gjithmonë vëmendje të madhe këtij problemi dhe ka marrë shumë masa për ta përballuar. Pala kineze do të vazhdojë përpjekjet e veta në këtë drejtim. (Çan Yean)(Artan)
|