
Janë publikuar së fundmi disa foto nga filmi i David Fincher-it "The Curious Case of Benjamin Button" (Rasti i çuditshëm i Benjamin Button-it). Aktori kryesor në këtë film Brad Pitt u shfaq në këto foto me një fytyrë plaku, bashkë me aktoren bukuroshe Cate Blanchett. Me këtë rol Brad Pitt do të konkurrojë për aktorin më të mirë në edicionin e 81-të të Çmimeve "Oscar".


"The Curious Case of Benjamin Button" është një film i çuditshëm. Benjamin Button është i çuditshëm - ka lindur plak, me thinja dhe fytyrë plot rrudha. Më e çuditshmja që është ai rinohet me kalimin e kohës. Button (Brad Pitt) lind në vitin 1919 dhe bie në dashuri me një vajzë 6-vjeçare, Daisy (Cate Blanchett). 30 vjet më pas, më në fund ata janë "bashkëmoshatarë" dhe dashurohen me njëri-tjetrin. Pasi kalojnë një periudhë të lumtur, Daisy fillon të vjetrohet, kurse Button duket gjithnjë e më i ri...

David Fincher i vë rëndësi dashurisë midis tyre dhe nëpërmjet kësaj historie kërkon të tregojë për vlerën e jetës së njeriut.
"The Curious Case of Benjamin Button" do të shfaqet në Amerikën Veriore më 19 dhjetor. (Wang Xianya) (Artan)
|