Më 20 nëntor, u mbyll në Limë të Perusë konferenca e 20-të në rang ministrash e APEK-ut. Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas konferencës u bëhet thirrje anëtarëve të APEK-ut të bashkëpunojnë për të përballuar së bashku krizën financiare globale.
Në deklaratë ministrat pjesëmarrës ritheksuan se do të bëjnë përpjekje për të çuar përpara procesin e integrimit ekonomik rajonal duke nxitur arritjen sa më parë të marrëveshjes të bisedimeve të raundit të Dohës. (Fani)
|