Mos shpresoni që Reese Witherspoon-i dhe Jake Gyllenhaal-i të shkojnë në kishë brenda një kohe të shkurtër. 32–vjeçarja Reese u bë vajza e kopertinës në "Prada"-n e fundit. Në intervistën për këtë revistë ajo tha: "Familja është gjithçka në jetën tonë, por nuk e di çfarë është martesa. Me sa duket nuk jam gati për martesë."   
Reese mbaroi martesën 7-vjeçare me Ryne Phillipe në vitin 2006. Ata kanë lindur 2 fëmijë: vajzën 9-vjeçare Ava dhe Deacon 5 vjeç. Ajo filloi të takohet me Jake Gyllenhaal në prill të vitit 2007.
Reese e ka pranuar se martesa me Ryne ishte një proces i vështirë. "Gjithmonë jeta na krijon vështirësi, si p. sh. divorci. Ndonjëherë është e vështirë të kuptohet pse ka ndodhur. S'kam kohë ta urrej. Kur merr një vendim të gabuar, duhet të marrësh përgjigjen. Vetëm shpresoj të marr eksperiencë nga kjo ngjarje dhe nuk do të bëj një zgjedhje të ngjashme."
  
|