Më 17 nëntor në Lodër u zhvillua konferenca e shtypit për filmin e ri të Clint Eastwood-it "The Changeling", ku morën pjesë Angelina Jolie dhe i dashuri i saj Brad Pitt. Ky çift i lumtur qëndruan të kapur dorë më dorë gjatë gjithë konferencës.
Siç e kërkon roli në këtë film, Pitti ka filluar të mbajë mustaqe dhe ka ndryshuar modelin e flokëve.
Në një intervistë, 33-vjeçarja Jolie ka bërë të ditur se ajo do të pushojë për një periudhë pas shkurtit, ndoshta për një vit pa filma. Ajo tha: "Kam shumë fëmijë dhe kam përgjegjësi që ata të rriten të shëndetshëm. Unë duhet të jem pranë tyre." (Wang Xianya) (Artan)
|