Ditët e fundit, komuniteti ndërkombëtar vlerësoi aktivisht rezultatet pozitive të Samitit të Tregjeve Financiare dhe Ekonomisë Botërore të Liderëve të G20-s. Mendohet se subjektet e reja ekonomike do të ushtrojnë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë botërore në të ardhmen.
Kryeministri i Anglisë Gordon Braun vlerësoi lart njëzëshmërinë e mendimeve të arritur këtë samit për reformën thelbësore të sistemit financiar botëror dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit makroekonomik ndërkombëtar.
Në artikujt e gazetave japoneze "Ashahi Shinbun" e "Yomiuru Shimbun" shkruhet se nuk mund të përballohet kriza financiare botërore vetëm nëpërmjet konsultimeve midis vendeve të zhvilluara, por pjesëmarrja në dialog e liderëve të vendeve të tregjeve të reja ka rëndësi historike.
Më 17 nëntor, edhe në gazetën "The Austrialian" dhe gazetën malajziane "Sin Cheu Jit Poh" u vu në dukje se struktura ekonomike e G7-s nuk është më e përshtatshme për situatën, kurse pjesëmarrja e gjithë botës në zgjidhjen e krizës financiare është e domosdoshme.
Mediat kryesore amerikane janë të mendimit se në rrethanat e krizës financiare po ristrukturohen rregullat e ekonomisë botërore dhe Kina e vendet e tjera në zhvillim do të luajnë një rol edhe më të rëndësishëm. (Wang Xianya) (Artan)
|