Ditët e fundit janë publikuar fotografitë e para nga xhirimi i filmit "Season of the Witch" (Stina e shtrigës), i cili do të shfaqet në 2010. Aktori kryesor i këtij filmi do të jetë Nicolas Cage. Në këto foto ka vetëm një femër, pritet që ajo të jetë aktorja kryesore.
Ky film po xhirohet tani në zonën e Alpeve dhe xhirimet do të vazhdojnë në Hungari që nga fundi i nëntorit deri në mars të vitit 2009.
Kjo është hera e dytë që Nicolas Cage dhe regjisori Dominic Sena bashkëpunojnë, pas xhirimit të filmit "Gone in 60 seconds" (I ikur në 60 sekonda). I vendosur në sfondin e Europës së shekullit të 14-të, Nicolas luan rolin e një kalorësi, i cili do të përcjellë një grua, që shihet si përhapëse e epidemisë. Si në filmat e së kaluarës, Cage vepron prapë si shpëtues, por ndryshimi më i madh është kostumi i tij i kalorësit.
|