Më 15 nëntor, kryetari i Komisionit të Bashkimit Europian Hose Manuel Barroso dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi organizuan së bashku një konferencë shtypi ku shprehën përshëndetjen për rezultatet e arritura në samitin e tregut financiar dhe të ekonomisë botërore të udhëheqësve të Grupit të 20 Vendeve të zhvilluar në Uashington.
Barroso u shpreh se tani nuk ka ilaçe të posaçme për zgjidhjen e krizës financiare, por rezultatet e samitit do t'i ndihmojnë vendet e ndryshme të shmangin futjen në nje krizë më të rëndë.
Sarkozi kërkoi përsëri të forcohet administrimi financiar duke krijuar marrëdhënie më të hapura tregtare. (Fani)
|